Papa Francesku ka vijuar edhe një herë të shprehë hapur tolerancën e tij ndaj tematikave shqetësuese që konsiderohen tabu në fenë e krishterë. Gjatë 'Vitit të Shenjtë' (8 dhjetor-26 nëntor) me temë kryesore 'mëshirën', Papa do t'u japë të gjithë priftërinjve lirinë dhe të drejtën për të falur femrat që kanë abortuar.

Me këtë vepër, Ati i Shënjtë absolutisht nuk minimizon peshën e rëndë të këtij mëkati, por kërkon të 'promovojë' mëshirën dhe faljen. Në letrën e shkruar, Papa shtoi se ka takuar shumë gra të cilave kjo përvojë e hidhur dhe ky vendim i dhimbshëm u ka lënë një shenjë në zemër.

Ai nuk kërkon të ndryshojë qëndrimin opozitar të Kishës ndaj aktit të abortit, por dëshiron të jenë pak më tolerantë ndaj tij.
papa francesku
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)