Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

Papa Françesku

1704136608_papafrancesku.JPG

Papa Françesku

Papa Françesku kërkoi të mos harrohen "ata që vuajnë nga mizoria e luftës në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Ukrainë, Palestinë dhe Izrael.

"Në fillim të vitit shkëmbyem urimet më të mira për paqen, por armët vazhduan të shkatërronin", tha Papa.

Më pas ai bëri apelin e tij: “Lutemi që ata që kanë pushtet mbi këto konflikte të reflektojnë mbi faktin se lufta nuk është mënyra për t'i zgjidhur ato sepse shkakton vdekje në mesin e civilëve dhe shkatërron qytete dhe infrastruktura”. 

Për Papën "lufta e sotme është në vetvete një krim kundër njerëzimit. Le të mos e harrojmë këtë. Lufta në vetvete është një krim kundër njerëzimit. Njerëzit kanë nevojë për paqe. Bota ka nevojë për paqe". 

Më pas ai citoi famullitarin e Kujdestarisë së Tokës së Shenjtë, At Ibrahim Faltas, sipas të cilit është e rëndësishme të edukohet për paqe. 

“Duhet të edukojmë për paqen, e shohim se nuk jemi ende, në mbarë njerëzimin, me një edukim të aftë për të ndalur çdo luftë”, tha Papa.


Lajmi kryesor:

Njëqind ditë luftime! Izraeli dhe Libani shkëmbejnë zjarr, ka të vdekur! Media amerikane: Biden po e humb durimin me Netanyahun


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë