Papa Françesku mesazh mediave:
Bëhuni përçues të lajmit të mirë
VATIKAN- Në mesazhin e shpërndarë sot në Sallën e Shtypit të Vatikanit, që Papa u ka drejtuar operatorëve të komunikimit me rastin e Ditës botërore të mediave, që do të kremtohet në festën e Shëlbumit, ai u kërkon mediave dhe operatorëve që të behen përçues të lajmit të mirë.
VATIKAN- Në mesazhin e shpërndarë sot në Sallën e Shtypit të Vatikanit, që Papa u ka drejtuar operatorëve të komunikimit me rastin e Ditës botërore të mediave, që do të kremtohet në festën e Shëlbumit, ai u kërkon mediave dhe operatorëve që të behen përçues të lajmit të mirë.
Shpesh jemi si të hutuar e të trishtuar nga lajmet e këqija, kronika e zezë, luftëra, skandale etj. Papa vë theksin në mundësinë që t’i lihet vend edhe lajmit të mirë.
“Mbetet fakti – thotë Papa – që, në një sistem komunikativ ku vlen logjika se një lajm i mirë nuk përbëninters e atëherë as nuk është lajm dhe ku drama e dhimbjes dhe misteri i të keqes kthehen lehtësisht në spektakël, mund të jemi të tunduar të përgjumim ndëgjegjen tonë apo të biem në dëshpërim”.
Prandaj me mesazhin e tij ai dëshiron të ofrojë një kontribut “...për kërkimin e një stili komunikues të hapur dhe krijues, që të mos jetë kurrë i gatshëm t’i lejojë të keqes një rol protagonist, por të kërkojë të nxjerrë në dritë zgjidhjet e mundshme, duke i dhënë frymë një qasje propozuese dhe të përgjegjshme tek personat të cilëve u komunikohet lajmi”.
Mbretëria e Hyjit është tashmë në mesin tonë, - vazhdon Françesku - si një farë e fshehur nga shikimi sipërfaqësor dhe rritja e së cilës ndodh në heshtje. “Kush ka sy, që janë të pastruar nga Shpirti i Shenjtë, arrin ta shohë duke mbirë dhe nuk lejon që t’i rrëmbehet gëzimi i Mbretërisë për shkak të egjrës që është gjithnjë e pranishme”.
Lajmi i keq dhe tronditës në fakt na është bërë pjesë e përditshmërisë tonë dhe duhet patjetër një antikorp, sepse gati-gati po përgjumin ndërgjegjen tonë dhe po bëhemi apatikë, të paaftë për të reaguar ndaj të keqes duke menduar se asaj nuk mund t’i vëmë një cak.
Por e keqja e ka një cak, e ka një fund dhe e mira e bukura është më e madhe dhe më e fortë se e keqja. Këtu kapet dhe zhvillohet edhe shpresa jonë. “Edhe sot – përfundon Papa Françesku - është Shpirti Shenjtë që ka mbjellë te ne dëshirën e Mbretërisë, nëpërmjet shumë “kanaleve” të gjalla, nëpërmjet personave që e lënë veten të udhëhiqen nga Lajmi i Mirë në mes të dramës së historisë, dhe janë si farë në errësirën e kësaj bote, që ndriçojnë drejtimin dhe hapin shtigje të reja në besim dhe në shpresë”.
Mesazhi i plotë i Papa Françeskut drejtuar mediave:Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44