Papa Françesku mesazh popujve: Vaksinohuni, është një akt dashurie

Papa Françesku mesazh popujve: Vaksinohuni, është një akt dashurie

Papa Françesku

Vaksinimi kundër përhapjes së koronavirusit është një "akt dashurie". Kështu ka deklaruar Papa Françesku përmes një video-mesazhi për popujt në fushatën e vaksinimit kundër Covid.

"Me një shpirt vëllazëror - thotë ai - i bashkohem këtij mesazhi shprese për një të ardhme më të ndritur. Faleminderit Zotit dhe punës së shumë njerëzve, sot ne kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid -19. Këto japin shpresën për t'i dhënë fund ndaj pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri -tjetrin ”.- tha Papa.

Kreu i Vatikanit thotë se vaksinimi është një akt dashurie dhe një mënyrë e thjeshtë për t’u kujdesur për të tjerët.

“Të vaksinohesh, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Dhe të ndihmosh për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie. Vaksinimi ndaj nesh është një mënyrë e thjeshtë por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, veçanërisht më të prekshmit.”-tha Papa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg