Papa Françesku në gjendje të rënduar, Spiropali mesazh për shërimin e tij: Lutem nga vendi i parë në Evropë që zgjodhët për ta vizituar! Zëri juaj, tingulli i së vërtetës

Papa Françesku në gjendje të rënduar, Spiropali mesazh për shërimin e tij: Lutem nga vendi i parë në Evropë që zgjodhët për ta vizituar! Zëri juaj, tingulli i së vërtetës

Papa Francesku dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar një mesazh lutjeje për shërimin e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë një udhëheqës shpirtëror dhe një zë të fortë të së vërtetës në kohë sfidash.

Ajo kujton pritjen e ngrohtë që shqiptarët i bënë Atit të Shenjtë gjatë vizitës së tij në 2014 dhe thekson rëndësinë e udhëheqjes së tij morale për botën. Spiropali shpreh shpresën për shërimin e shpejtë të Papës dhe e mbyll mesazhin me fjalët se e presin të buzëqeshur pas daljes nga spitali.

Mesazhi i Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali:

“Shenjtëri Papa Françesku,

Në këto ditë kur nga e gjithë bota arrijnë mesazhe e lutje për shëndetin Tuaj, po J'u dërgoj një të tillë nga një vend i dashur për Ju, që e zgjodhët të parin në Europë për ta vizituar. E përcjell këtë mesazh e këtë lutje për shëndetin Tuaj në emër të një fjale: “pritje”. Pritja është një fjalë e fuqishme e mjaft kuptimplotë në Ungjill. Shqiptarët Ju priten me dashuri e zemër të ngrohtë në shtatorin e 2014-s. Pritën martirët e besimit bekimin e shpalljen e lumnimit Tuaj për ta.

E tani me plot shpresë presim edhe ne shërimin Tuaj! Udhëheqja shpirtëtore e Kishës Katolike dhe referenca Juaj morale për krejt botën është përherë e rëndësishme, por veçanerisht sot kur kohërat po dëshmojnë se asnjë arritje shoqërore e politike në mbrojtje të së mirës së përbashkët dhe të dinjitetit të njeriut nuk duhet të merret kurrë e mirëqenë.

Zëri Juaj është një jehonë e tingull i fortë i së vërtetës, ndaj lutja ime i bashkohet lutjeve të familjes së madhe shpirtërore që ju qëndron afër.

Mënyra sesi Ju i jeni qasur momenteve të vështira të shëndetit është një dëshmi e rrallë se si çdokush duhet ta përballojë sëmundjen. E kujtoj përherë, nëpërmjet mediave, buzëqeshjen Tuaj në dyert e spitalit. Të buzëqeshur Ju presim duke dalë prej tij.

Krishti në Ungjill ka shëruar përherë me dashuri, ndaj me dashamirësi të thellë Ju uroj shërim të shpejtë e të plotë.”

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE

Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE