Papa Françesku në meshën dedikuar migrantëve dhe shpëtimtarëve të tyre, në gjashtëvjetorin e vizitës së tij në Lampedusa tha se “Emigrantët janë njerëz, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje sociale ose migratore, por në kuptimin e dyfishtë, që emigrantët janë qenie njerëzore para së gjithash dhe sot ata janë simbol i të përjashtuarve nga një shoqëri e globalizuar. Ata duhet të ndihmohen, është një përgjegjësi e madhe nga e cila askush nuk mund të shmanget”.
Mesha e Papa Franceskut vjen në një kohe kur Deti Mesdhe është kthyer në një arenë deklaratash politike dhe delegim përgjegjësish për çështjen e emigrantëve të shumtë që lundrojnë drejt brigjeve europiane dhe që refuzohen nga të gjithë.
Kur do te futet ne burg krimineli me i madh ne bote?
Përgjigju