Papa Francesku: Po jetojmë në epokë jetime, çiftet s’duan më fëmijë, por kanë mace dhe qen

Papa Francesku: Po jetojmë në epokë jetime, çiftet s’duan më fëmijë, por kanë mace dhe qen

Papa Francesku ka theksuar rëndësinë që kanë në jetën e çdo njeri fëmijët dhe vlerën e birësimit , duke thënë se sot vendi po jeton një “epokë jetime”, ku çiftet nuk preferojnë të bëjnë fëmijë, por mbajnë qen dhe mace për të zënë vendin e tyre.

Kjo thotë Papa jo vetëm që mohon amësinë dhe atësinë, por merr dhe anën njerëzor të qytetarëve, ndërsa shumë fëmijë humbin mundësinë për të marrë ‘dashurinë’ duke ndenjur në jetimore.

"Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan një ose më shumë, por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Kjo mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, të merr njerëzimin. Të kesh fëmijë është plotësia e jetës së njeriut. Kjo lloj zgjedhjeje është ndër format më të larta të dashurisë, atësisë dhe amësisë. Sa fëmijë në botë presin që dikush të kujdeset për ta! Dhe sa bashkëshortë dëshirojnë të jenë baballarë dhe nëna, por dështojnë për arsye biologjike; ose , ndërsa tashmë kanë fëmijë, ata duan të ndajnë dashurinë familjare me ata që janë privuar nga ajo”, tha Papa

Papa u bërë apel institucioneve që të thjeshtojnë procedurën e birësimeve.

“Shpresoj që institucionet do të jenë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar në këtë kuptim të birësimit, duke e marrë seriozisht por edhe duke thjeshtuar procesin e nevojshëm për realizimin e ëndrrës së shumë të vegjëlve që kanë nevojë për një familje dhe të shumë bashkëshortëve që duan të japin. veten në 'dashuri', tha ai.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 05/01/2022 15:33

    Perfundimisht sistemi kapitalist eshte me i keq se ai komunist. Duke perjashtuar krimet ne ate kohe, komunizmini siguronte cdo gje individit. Duke nisur nga puna e sigurte, shendetesia falas, arsimimi falas, dhe cfare eshte me kryesorja stresi ishte ne nivelet minimale. Duke u kthyer tek krimet, atehere ishin krime thjeshte ndaj atyre qe nuk e pranonin sistemin. Dhe kjo gje duhej te ndryshonte dhe te permiresohej. Te pakten mos ishin denime kapitale. Ndryshe nga komunizmi, kapitalizmi nuk te vret direkt, por krijon shume here me shume viktima. Qe kur shkon ne cerdhe apo ne kopesht njeriu perballet me stresin. Femija me diferencen e shokut qe ka me shume, dhe prindi me stresin e te kerkuarit ushqimet me te mira te cilat jane me shtrenjte, dhe vazhdojne me rradhe.., kopeshti privat, shkolla private sepse asaj shteterore i ka humbur llogaridhenia, vizitat mjekesore, dhe keshtu vazhdon perjetesist. Sepse edhe kur mbaron fazen e arsimit, qe ka kushtuar nje djall e gjysem, vjen faza e punesimit qe eshte sfida me e madhe e nje njeriu ne kapitalizem. Dhe ketu e ka zanafillen e gjithe mbarevajtja e nje jete normale. Jeton ne nje stres te vazhdueshem, sepse me zor gjen pune, kur e gjen duhet besh llogarine a te del pagesa per nje jetese normale. SHpesh here ne kapitalizem nuk mjafton nje pune per nje jetese normale, dhe normal qe do kesh stres dhe te punosh pune te dyte, pa llogaritur lodhjen fizike. E gjitha kjo per te paguar dhe kredine ose qirane e shtepise sepse me nje rroge nuk del. Harrova ta them me lart, ne komunizem edhe shtepine e kishe falas.

    Përgjigju
  • Arti: 05/01/2022 14:03

    Nuk eshte se nuk duan por ka qe nga 11 Shtatori 2001 qe vec ushtrohet terror kudo e tani 3 vjet pandemi. Kosto kolosale, pasuri e perqendruar ne 0.01%, shtete inekzistente per ye ndihmuar individin, globalizem represiv, edukim e showbiz te shkaterruar. Cfare thua ore Pape? Femra ka mare rrugen e djallit dhe mashkulli padyshim do e ndjeki se ska ku te shkoj.

    Përgjigju
  • ishi: 05/01/2022 12:03

    lutju pra Zotit per ate pune te kane vendosur aty,apo skeni kohe te merreni me shume pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren