1701610707_kjsa.jpg

Papa Françesku

Papa Françesku e përshkroi prishjen e armëpushimit të Hamasit me Izraelin si “të dhimbshëm” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

Papa tha gjithashtu se lutjet e tij janë me pengjet në Gaza dhe me mungesën e mallrave të nevojshme në territorin palestinez.

Mesazhi i Papës u lexua nga një ndihmës gjatë predikimit të tij sot, të cilin ai e mbajti nga pjesa e brendshme e rezidencës së tij në Vatikan dhe jo nga ballkoni si gjithmonë.

“Situata në Izrael dhe Palestinë është serioze. Është e trishtuar që armëpushimi është prishur, që do të thotë vdekje, shkatërrim dhe mjerim. Shumë pengje u liruan, por shumë ende janë në Gaza. Ne mendojmë për ata dhe familjet që kishin parë një shpresë për të përqafuar përsëri të dashurit e tyre. Ne kemi nevojë për një armëpushim menjëherë”, tha Papa.

Po ashtu ju rikujtojmë se Papa vuan nga një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite: Fillon operacioni tokësor në qytetin jugor të Gazës! Hamasi lëshon 250 raketa në Tel Aviv