ITALI - Në prag të Pashkëve, Papa Françesku është shtruar dje në spital për probleme me frymëmarrjen, probleme me zemrën si dhe një ndjesi sikur diçka e shtypte në gjoks. Ai u transportua për në spital në Gemelli ku ndodhet i shtruar prej ditës së djeshme.
Nga kontrollet që i janë bërë në klinikë, ka rezultuar me një infeksion në rrugët e frymëmarrjes për shkak të një virusi që nuk është Covid-19, ndërsa përjashtohen problemet kardiake dhe pneumonia. Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është e mirë, dhe nuk ka shfaqur shqetesime serioze ndërsa po mbahet nën kontroll.
Nërkohë jashtë në Romë ku po kurohet Papa janë mbledhur besimtarë të shumë që lutën për shëndetin e kreut të Kishës Katolike si dhe përfaqësues të mediat që raportojnë. Për këtë ka reaguar vetë Papa Françesku duke shprehur mirënjohje për lutjet e tyre.
“Jam prekur nga mesazhet e shumta të marra në këto orë dhe i shpreh mirënjohjen time të gjithëve për afërsinë dhe lutjet e tyre”, shkruan Papa Françesku në Twitter.
Solidaritet dhe shërim të shpejtë për Atin e shenjtë kanë shprehur personalitete të ndryshme në botë, mes tyre presidenti Italian Sergio Matarella dhe ai amerikan Joe Biden.