Papa:Krishtlindjet një maskaradë,
bota zgjodhi luftën dhe urrejtjen

Papa:Krishtlindjet një maskaradë,<br />bota zgjodhi luftën dhe urrejtjen
"Krishtlindja është një maskaradë": Papa Francesku  thotë se mizori të tilla si masakra në  Paris i kanë bërë festimet e  pakuptimta në një botë e cila ka zgjedhur "luftën dhe urrejtejen”.

Gjatë një predikimi në rezidencën Santa Maria, në Vatikan, Papa e ka cilësuar Krishlindjen “një maskaradë” duke reflektuar rreth ngjarjeve të fundit në botë. Krahas akteve të mizorisë, Papa denoncoi sulmet në Paris, ku mbetën të vrarë 129 persona, rrëzimin e avionit rus në Egjipt,ku humbën jetën 224 njerëz.

“Festimet e Krishtlindjeve do të duken bosh në një botë që ka zgjedhur luftën dhe urrejtjen. Krishtlindjet po afrojnë, do të ketë drita, festa, pemë krishlindjesh, e gjithë është një maskaradë. Bota vazhdon të shkojë drejt luftës. Bota nuk ka zgjedhur një udhë me paqe.”- u shpreh Papa në rezidencën Santa Marta.

Më tej ai shtoi se çdo ditë ka luftë dhe urrejtje. "Ne duhet të kërkojmë dhe të lutemi për këtë botë e cila nuk po e njeh rrugën e paqes"- përfundoi Papa Françesku.


Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai