Papa Leone XIV u takua të hënën në Vatikan me lideren e opozitës venezueliane dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado.
Vatikani nuk ndau detaje mbi përmbajtjen e bisedës, por vetë Machado shkroi në rrjetin social "X" se se gjatë audiencës private i kërkoi Papës të ndërmjetësonte për lirimin e më shumë se një mijë të burgosurve politikë dhe për përparimin e shpejtë të tranzicionit drejt demokracisë në Venezuelë
Machado ndodhet në një tur vizitash në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, pas rikthimit të saj në skenën publike në dhjetor, kur pranoi Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji.
Takimi vjen pas shqetësimit të shprehur nga Papa Leone XIV, mbi zhvillimet në Venezuelë dhe thirrjeve të tij për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe civile në vend. Ai ka theksuar gjithashtu se Venezuela duhet të mbetet një shtet i pavarur.
Deklaratat e Papës erdhën pas arrestimit të ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga forcat amerikane në Karakas dhe transferimit të tij në Nju Jork për t’u përballur me akuza federale për trafik droge.
Opozita venezueliane, e mbështetur prej vitesh nga administrata republikane dhe demokrate në SHBA, kishte paralajmëruar zëvendësimin e menjëhershëm të Maduros dhe rikthimin e demokracisë në vend.
Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump lejoi që pushteti të merrej nga zëvendëspresidentja e Maduro-s, Delcy Rodríguez, duke goditur pritshmëritë e opozitës.
Shumica e liderëve opozitarë venezuelianë, përfshirë Machadoja, ndodhen aktualisht në mërgim ose në burg. Pas marrjes së Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2025, ajo ia dedikoi publikisht çmimin popullit të Venezuelës dhe presidentit Trump.

Në llogarinë e saj në Twitter, Comando ConVzla, aktivistja venezueliane tha se gjatë audiencës private i kërkoi Papës të ndërmjetësonte për lirimin e më shumë se një mijë të burgosurve politikë dhe për përparimin e shpejtë të tranzicionit drejt demokracisë në Venezuelë: "Sot pata bekimin dhe nderin të ndaja me Shenjtërinë e Tij dhe të shprehja mirënjohjen tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për atë që po ndodh në vendin tonë", shtoi Machado.
"Gjithashtu i përcolla atij forcën e popullit venezuelian, i cili mbetet i palëkundur dhe lutet për lirinë e Venezuelës, dhe i kërkova të ndërmjetësonte për të gjithë venezuelianët që vazhdojnë të rrëmbehen dhe të zhduken."
Komente









