Foto: Papa Leone XIV
Papa Leone XIV bëri sot sërish thirrje për ndaljen e luftës në Lindjen e Mesme.
"Ne vazhdojmë të lutemi për paqen në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht për shumë viktima civile, përfshirë shumë fëmijë të pafajshëm", tha Papa.
Më tej Ati i Shenjtë theksoi se "Jam pranë të gjithë popullit libanez në këtë moment sprove të rëndë."
“Fshatrat e krishtera të Libanit jugor, po përjetojnë përsëri tragjedinë e luftës në këto ditë”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani sulmon 3 anije në ngushticën e Hormuzit, godet bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim në aeroportin e Dubait








