Një video sqaron qartë pozicionin e Papa Françeskut me regjimin e Argjentinës dhe sidomos takimet e tij të dyshuara si dhe marrëdhëniet me diktaturën. Pak ditë më parë mediat shkruan se Papa Françesku nuk ka ngritur zërin ndaj abuzimeve mbi të drejtat e njeriut gjatë qeverisjes diktatoriale në vendin e tij, Argjentinë.

Në këto pamje shikohet papa Bergoglio para Gjykatës së Kryepeshkopatës ku është është pyetur për rrëmbimin e dy priftërinjve jezuitë që u mbajtën në Shkollën e Marinës, e cila u bë një nga burgjet e diktaturës ku u torturuan dhe vranë disidentët politikë.

Pamjet në video datojnë më 10 nëntor 2010 dhe dëshmia e tij zgjati pothuajse katër orë. Bergoglio, tha se ai ishte takuar vetëm dy herë personalisht me diktatorin Jorge Videla dhe Emilio Massera, kreun e Marinës, për të insistuar në lirimin e dy priftërijnve të arrestuar ku pas pesë muaj burg dhe torturash u liruan.

Është e vërtetë që Jorge Bergoglio, në atë kohë kryepeshkopi i Buenos Aires është takuar me diktatorin Jorge Videla dhe kryetarin e Marinës Emilio Massera, por Papa Bergoglio ka insistuar se ka pasur një dialog shumë të nxehtë sidomos me Massera-n, i cili ishte personi ku varej jeta dhe vdekja e të gjithë të burgosërve argjentinas.

Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)