TURQI - Lideri i Kishës Katolike Papa Françesku vizitoi Kishën Patriarkane të San Giorgios në Stamboll ku u mbajt edhe mesha e rastit, për festën e Shën Andreas. Papa Françesku përfundon sot vizitën tre ditore në Turqi dhe gjatë fjalës së tij të fundit dha mesazhe të rëndësishme për bashkim mes të krishterëve e ortodoksëve në luftën kundër terrorizmit.
Papa Françesk në një shërbim sëbashku me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu I, kreun e 300 milion Ortodoksëve të Krishterë në botë, tha se njerëzit e të gjithë feve nuk duhet të qëndrojnë indiferentë para vuajtjeve të viktimave të “luftës brutale dhe jo humane” që ndodh para tyre.
“Heqja e paqes së njerëzve dhe kryerja e çdo akti dhune, ose pranimi i këtyre akteve, - sidomos kur janë kundër njerëzve të dobët dhe të pambrojtur, është një mëkat thellësisht i rëndë kundër Zotit.”- tha Papa.
Ky mesazh u drejtohej militantëve islamik në Irak dhe Siri, të cilët po kryejnë një masakër të tmerrshme kundër besimtarëve të krishterë, myslimanëve shiitë dhe besimtarëve të tjerë në këto territore. Papa theksoi gjithashtu se ndalimi i varfërisë është çelësi për mos bashkimin e njerëzve në grupe terroriste.
“Në botë, ka shumë femra e meshkuj që vuajnë nga kequshqyerja, nga rritja e papunësisë, nga përqindja e madhe e të rinjve të papunë e të të përjashtuarve social, çka mund të çojë në aktivitete kriminale e deri në rekrutime terroriste.” Duke shtuar se duhet të dëgjohen zërat e të gjithëve përballë padrejtësive, Papa Françesk përfundon sot udhëtimin e tij në Turqi në misionin për forcimin e marrëdhënieve mes liderëve fetarë botërorë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com