Papa në Tiranë, nis ndërtimi i
altarit në sheshin "Nënë Tereza "

Në sheshin Nënë Tereza ka nisur ndërtimi i altarit ku Ati i Shenjtë do të mbajë meshën e parashikuar. Punimet po zhvillohen me rritme të larta, ndërsa sipas projektit final do të ndryshohet komplet “fytyra” e shehit Nënë Tereza.

Bashkia e Tiranës ka thënë se ka dhënë 50 mijë euro për ndërimin e këtij altari, e ndërsa ky finance ka qënë kërkesë e Kishës Katolike.
 
Qeveria gjithashtu ka vendosur për t’i akorduar Ministrisë së Kulturës një shtesë fondi prej fondi prej 29 400 000. Ai do të përdoret për investimet për rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë në 21 shtator.

punimet ne shesh

punimet ne shesh



“Ky fond do të përdoret në këtë mënyrë: a) 8 748 128 lekë, për mbulimin e shpenzimeve të shtesës së punimeve në zbatim të projektit ‘Për ndërhyrje rehabilituese në Sheshin Nënë Tereza’; b) 10 578 262 lekë, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë fondi në zbatim të projektit ‘Për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës, në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri’ si dhe aspektet organizative e protokollare të ceremonialit të vizitës së Papa Franceskut; c) 1 673 610 lekë, për mbulimin e shpenzimeve ‘Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë Papa Françesku’; ç) 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për realizimin ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut”.  


punimet ne shesh

altari i papes






















Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK