Papa në Tiranë, Vatikani s'pranon 
Thaçin të jetë pjesë e takimeve

Papa në Tiranë, Vatikani s'pranon <br />Thaçin të jetë pjesë e takimeve
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator, t’i mundësohet që të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve, por Vatikani ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
 
Sipas gazetës Express, Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e agjendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë.
 
“Thaçi ka kërkuar që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë. Zyrtarisht është kontaktuar Vatikani dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë” shkruan gazeta Express.
 
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi vitin e kaluar morri pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Françeskut, ndërkohë që zyra e njoftoi se ai ishte pritur në një takim privat nga Ati i Shenjtë. Vatikani nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje