VATIKAN - Papa Françesku në takimin me diplomatët e lartë nga e gjithë bota tha se është shumë e rëndësishme, që të intensifikohet dialogu me Islamin.
Papa i ri, bëri këtë apel drejtuar ambasadorëve të akredituar të më shumë se 170 shteteve, që kanë selitët e tyre në Vatikan.
Ati i Shenjtë u shpreh se dialogu me Islamin është i rëndësishëm dhe se ka vlerësuar praninë e përfaqësuesve të botës islamike në meshën e fillimit të detyrës së tij të re si kreu i Kishës Katolike.
Gjithashtu, e rëndësishme vijoi Papa Bergoglio, “është rritja e dialogut me jo besimtarët dhe mes qytetërimeve të ndryshme me një objektiv të qartë, e cila është paqja”.
“Për të ndërtuar ura mes popujve për paqen është e rëndësishme roli i fesë ka kujtuar Ati i Shenjtë dhe se e mira e çdo njeriu mbi këtë tokë është, që të jetë në zemër të të gjitha vendeve.
Ndaj shpresoj, që ky është rasti për të hedhur hapat e duhur, që të vendosim rrugët diplomatike me ato pak vende, që ende nuk kanë një marrëdhënie me Selinë e Shenjtë”, - tha Papa.
Siç e dini ka vijuar në fund Ati i Shenjtë familja ime ka origjinë italiane dhe kështu në shpirtin tim është gjithnjë i gjallë dialogu mes vendeve dhe kulturave të ndryshme.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com