Papa Françesku takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët: Kisha duhet ta dëgjojë 'vajin' e viktimave

Papa Françesku ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën. Një raport i këtij viti ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin.

Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar se skandali na drejton kah “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe se rritja e zemërimit ka kontribuuar në shkëputje më të madhe të praktikimit të fesë.

Në takimin që është mbajtur te misioni diplomatik i Selisë së Shenjtë në Portugali, kanë marrë pjesë 13 viktima të abuzimit. dhe takimi zgjati më shumë se një orë.

Në muajin shkurt, një komision i pavarur, i krijuar nga Kisha Katolike në Portugali, e ka publikuar raportin që tregon për përvojat e 564 personave, që kanë thënë se janë abuzuar nga priftërinjtë apo zyrtarë tjerë të Kishës.

Ky komision, i ngjashëm me komisionet e auditimit që ekzistojnë në Evropë dhe Amerikë, i ka analizuar rastet që datojnë prej vitit 1950.

Në shumë raste dëshmitarët kanë folur edhe për të mitur tjerë të abuzuar, duke e çuar në mijëra shifrën totale.

Teksa i ka prezantuar gjetjet, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, ka thënë se vlerësimi përfaqëson “minimumin absolut” të rasteve dhe se shifrat janë vetëm “maja e ajsbergut”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë