Papa Françesku ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Vetëm pak minuta më parë Ati i Shenjtë telefonoi Presidentin Zelensky dhe pati një takim shumë premtues. Papa tha se po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur që lufta të përfundojë. Zelensky përsëriti se Shenjtëria e Tij është mysafiri më i pritur në Ukrainë", thuhet në njoftimin zyrtar.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar