ITALI- Papa Francesku u ka bërë thirrje liderve botërorë të marrin masa urgjente kundër ngrohjes globale.
Në meshën e së dielës papa Francesku iu drejtua besimtarëve të mbledhur në sheshin "Shën Pjetër" duke theksuar se vala e të nxehtit në shumë pjesë të botës, dhe përmbytjet në disa të tjera vendet si Koreja e Jugut, kanë treguar se nevojiten më shumë veprime urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.
“Ju lutem, ua përsëris thirrjen time udhëheqësve botërorë të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”-ka theksuar papa Francesku.
Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të prekura në Evropë nga i nxehti afrikan. Temperaturat në disa rajone të vendit kanë kapur shifra të frikshme si 48 gradë celsius.