“ Duhet të rrëzojmë muret që ndajnë, të përpiqemi  të rrisim mirëqënien, e për ta arritur duhet të tejkalojmë  të rrëzojmë muret dhe të ndërtojmë ura  që bëjnë të mundur ngritjen sa më lartë të lirisë dhe të drejtave.Më shumë të drejta dhe liri” ishte ky mesazhi që  dha Papa Frnacesku gjatë një interviste për mediat italiane.

Sa i përket deklaratave  të Trump për emigrantët Ati i Shenjtë shprehet: “ Nuk jap gjykime mbi personazhe politikë, dua vetëm të kuptoj  se cilat janë vuajtjet që ata u shkaktojnë  të varfërve dhe të përjashtuarve.”


“Pabarazia  është e keqja më e madhe  që ekziston në botë. Të mos mendojmë për luftë dhe armë. Dashuria duhet të bind këdo” shtoi kreu i kishës së Vatikanit.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)