Papa Françesku u bëri thirrje vendeve që të pranojnë refugjatët afganë të cilët janë në kërkim të një jete të re.
Të dielën (5 shtator) nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut që personat e zhvendosur brenda Afganistanit të marrin ndihmë dhe mbrojtje.
"Në këto momente kur afganët po kërkojnë strehim lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re", tha Papa Françesku.
Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje.
Vendi tashmë është nën kontrollin e talibanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taliban.
Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.
Mijëra të tjerë janë drejtuar në vendet fqinje përfshirë Pakistanin dhe Iranin.
Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.
Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
23.1%
-
As i mirë as i keq
32.2%
Vota total: 1783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Mesazhi i Krishtlindjes, Ati i Shenjtë: Ndalni armët në Gaza e Ukrainë, hapni portat e dialogut! Bekimi Urbi et Orbi
25 Dhjetor, 13:20
-
Fillon viti Jubile! Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit! Predikimi për Krishtlindje: Bota vuan, të ngremë zërin kundër së keqes
24 Dhjetor, 20:50
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori
21 Dhjetor, 15:46
-
Tentativë për të vrarë Papën në Irak në 2021
17 Dhjetor, 21:52
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor, 18:45
-
Lumturimi i dy martirëve në Shkodër, reagon Papa Françesku: Shembulli i tyre forcoftë çdo të krishter që persekutohet për fenë
17 Nëntor, 14:26
-
At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli shpallen martirë të Kishës Katolike me dekret të Papa Franceskut! Mbahet në Shkodër mesha e shenjtë
16 Nëntor, 14:34
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
Spiropali në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Mirënjohje për kontributin e paçmuar për Shqipërinë
28 Tetor, 15:56
-
Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë këtë procedurë janë vrasës
30 Shtator, 14:26
Po Vatikani sa refugjate ka pranuar?
Përgjigju