Papandreou–Samaras,
arrihet marrëveshja

Papandreou–Samaras, <br />arrihet marrëveshja
Kryeministri grekë, George Papandreou, pranon te lërë postin dhe të lejoj krijimin e një qeverie kombëtare të bashkuar, që do siguroj financimet internacionale dhe të parandaloj kolapsin e ekonomisë së vendit.

Papandreou në takimin me Antonis Samaras, lider i partisë opozitare më të madhe, arritën në marrëveshje që të formohet një qeveri, e cila do cojë Greqinë drejt zgjedhjeve menjëherë pasi të zbatohen vendimet e këshillit europian. Lajmi u bë i ditur me anë të një deklarate të përhapuar me email, nga zyra e presidentit Karolos Papoulias. Daklarta thoshte se Papanderou nuk do të drejtojë qeverinë e re.

“Pyetje të shumta po lindin mbi koalicionin ende të paformuar dhe tregjet mund të tregohen të kujdesshëm mbi cdo përcarje që mund të shfaqet, veçanërisht mbi vendimet e vështira që duhet ende të merren,” tha Thomas Costberg, një ekonomist i “Standard Chartered Bank”. “Greqia nuk ka dalë ende nga errësira.”

Të dyja palët do takohen përsëri sot për të vendosur se cili do të drejtojë qeverinë e re dhe do vendoset edhe mbi jetëgjatësinë e saj.

Në përpjekje për të siguruar ndihmën internacionale muajin tjetër, para se kombi të ngelë pa para, Papanderou u përpoq 48 orët e fundit të arrinte në nëj marrëveshje me partinë më të madhe opozitare para se tregjet të hapeshin sot. Samaras, i cili kishte kërkuar më parë zgjedhjet e parakohshme, tha se ishte “i determinuar të ndihmonte” për të arritur një marrëveshje nëse më parë kryeministri vendoste të japë dorëheqjen.

Takimi i ministrit të financave
Ministri i financave, Evangelos Venizelos, tha se dëshironte një qeveri të bashkuar para se ministrat e financave të euro-zonës të takoheshin në Bruksel sot. Lukas Papademos, ish-zvendës president i bankës qendrore europiane, do takojë një drejtues të qeverisë së re, raportoi një gazetë por pa cituar askënd.

Kapitullimi i kryeministrit u parapri nga 10 ditë të turbullta, të cilat filluan me të që siguronte një fond të dytë shpëtimi nga bashkimi europian, më pas duke turbulluar tregjet me vendimin për ti dhënë fuqinë popullit të vendoste mbi masat, me anë të një referendumi, plan që më pas u anulua. Presioni nga partia e tij dhe opozita bëri që Papandreou të premtonte se do largohej nga posti, për një qeveri me një mbështetje më të gjerë.

Besimi i tregjeve
“Një qeveri greke e bashkuar do i jap tregjeve besim,” tha në një intervistë telefonike Spyros Economides, profesor në “London School of Economics”.

Papandreou u takua me Papoulias nga presioni që u ushtrua mbi të për të fshirë referendumin, i cili mund të conte Greqinë drejt largimit nga euro. Kryeministri fitoi votëbesimin në datë 5 nëntor pasi i premtoi pjestarëve të partisë së tij të pakënaqur, që do të largohej nga posti.

Më shumë se një qeveri e BE-së gjendet në fije të perit. Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, përballet gjithashtu me presionin në rritje për tu larguar nga qeveria, si pasojë e kostos së 10 viteve borxh për ekonominë e tret më të madhe të rajonit. Kryeministri përsëriti sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë