Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për sigurinë ushqimore. Nga kontrollet ka rezultuar se 3 subjekte në Tiranë dhe një në Prrenjas janë kapur me shkelje, pasi nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke i gjobitur dhe ndërprerë aktivitetin. Në Tiranë janë kapur me shkelje, gjobitur dhe mbyllur një “FastFood&Kreperi” konkretisht “Platea-Fjoralb Kaca”, një subjekt që tregtonte fruta perime dhe restorantin KungFu Express, ndërsa në Prrenjas një dyqan ushqimor.
Raporti i plotë me shkeljet që janë konstatuar nga AKU-ja
- Në subjektin “Platea-Fjoralb Kaca” me aktivitet “FastFood&Kreperi”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A. – Prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), nuk dispononte/zbatonte planin HACCP, si dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë (lëndë të para pa faturë). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:
- “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencën përkatëse),
- “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (moszbatim i sistemit të vetëkontrollit),
- “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë), si dhe
- “Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.
- Në subjektin “Ervis Drita” me aktivitet “Tregtim i fruta-perimeve”, Tiranë, u ushtrua kontroll në vijim të indicios së ardhur nga Bashkia Tiranë, nga ku u konstatua se aktiviteti ushtrohej në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambjent i hapur, dysheme e pashtruar, mungon tualeti dhe uji i rrjetit, ekspozimi në diell i produkteve, arka me produkte në kontakt me tokën, personeli pa librezë shëndetësore) dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë (faturat tatimore) për produktet (shalqi, pjepër, patëllxhan, lulelakër, spinaq, brokoli, qepë e njomë, etj). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:
- “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare),
- “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
- “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit), si dhe
- “Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të mënjehershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
- Në subjektin “Le Xu” (KungFu Express) me aktivitet “Restorant”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.1 – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), në kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambienti i palyer, tavan dhe dyshemeja e dëmtuar, papastërti, parregullsi dhe mbingarkesë në ambientin dhe pajisjet e punës, ambient i përbashkët pune për përgatitje e produktet “pasta” dhe “mish”), si dhe kushte të papërshtatshme të ruajtjes frigoriferike (ringrirja e produkteve të shkrira, ruajtje e përbashkët e produkteve “pasta” dhe “peshk” etj). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:
- “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencë),
- “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare), si dhe
- “Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.
- Në subjektin “Asim Kllogjri” me aktivitet “Dyqan ushqimor”, Kllogjri/Prrenjas, u konstatua se subjekti tregtonte produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar (Coca Cola me datë skadence 22.05.2019, Fanta Exotik me datë skadence 19.06.2019, Fanta Portokall me datë skadence 19.06.2019, biskota “Petit Beurre Extra” me datë skadence 01.11.2018.), si dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (prania e papastërtive, dyshemeja, tavanet dhe raftet me prani ndryshku dhe sipërfaqe jolehtësisht të pastrueshme, pa tualet, pa lavaman, temperaturat e ambienteve nuk monitoroheshin, pa plan DDD, personel pa librezë shëndetësore). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:
- “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (tregtim të produkteve me afat përdorimi të kaluar),
- “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mangësi të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të higjenës).
- “Bllokim i produkteve” të pasigurta me destinacion asgjësimin, si dhe
- “Ndërprerja e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore
Vazhdoni kontrollet neper restorant,,lokale,,hotele ,se jane TE pista, ,,,mbushini me GJOBA TE VENE mend,,...
Përgjigju