Papoulias: Strehojmë tek ne
1 milion emigrantë shqiptarë

ZVICER - Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka nisur dje një vizitë zyrtare në Zvicër, që është vizita e parë e një presidenti grek në Konfederatën Helvetike që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, 119 vite më parë. Gjatë konferencës për shtyp me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Didier Burkhalter, presidenti grek është pyetur, mes të tjerash, edhe lidhur me marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndryshe nga deklarata standarde dhe shabllone gjatë vizitave reciproke të zyrtarëve shqiptarë në Athinë dhe anasjelltas, kur zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, Papoulias ka folur hapur. Lidhur me ligjin grek për luftën me Shqipërinë, Papulias është përgjigjur se “Greqia sot udhëheq një politikë në favor të paqes dhe stabilitetit në Ballkan”. Më tej, ai foli për emigrantët shqiptarë në Greqi, duke përdorur termin “strehim” dhe për ndikimin e madh të remitancave në vendet përkatëse.

“Sot, ne në Greqi kemi strehuar mbi 1 milion shqiptarë, kryesisht punëtorë, pavarësisht se vendi ynë ballafaqohet me krizë ekonomike e financiare. Do të shtoja se sot këta punëtorë shqiptarë në vendin tonë janë burim i një buxheti të madh të ardhurash për Shqipërinë, të cilat nga vendi ynë transferohen atje”, i është përgjigjur pyetjes së një gazetari shqiptar të agjencisë “Presheva Jonë” Papoulias. Lidhur me pavarësinë e Kosovës, Papoulias është përgjigjur se ndaj Greqisë nuk ushtrohet presion për të mos e njohur Kosovën, por “Greqia vepron vetëm në bazë të interesave kombëtare”. “Problemin e Kosovës unë e njoh shumë mirë dhe ky problem është serioz, jo vetëm për stabilitetin në Ballkan, por edhe për paqen në përgjithësi në kontinentin evropian”, ka përfunduar presidenti grek.

Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit