TIRANË - Dy presidentët ai i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Greqisë, Karolos Papulias rreth orës 16:00 në hotel Rogner në Tiranë kanë marrë pjesë në një tryezë të përbashkët me biznesin grek në Shqipëri dhe në fushën e ekonomisë. I pranishëm ishte edhe zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos.

Një nga përfaqsëuesit e ambasadës greke në Tiranë u shpreh paraprakisht në takim se "përmasat më të mëdha të marrëdhënieve shqiptaro-greke janë ato ekonomike, që lidhen me njëra-tjetrën me lidhje të fuqishme dhe të gjata në kohë. Prania e bizneseve greke në Shqipëri është me afat të gjatë kohor dhe përtej krizës në kemi vendosmërinë që jo vetëm do qëndrojmë, por do rrisim investimet. Kemi 300 biznese që krijojnë mijëra vende pune në Shqipëri. Objektivi sot është të krijojë dinamikë të re në raportet shqiptaro-greke, në raportet e investimeve, në sektorine energjisë, me fokus gazsjellësin TAP".

PAPULIAS: INVESTIMET GREKE KANË QENË E DO MBETEN TË FUQISHME
Më pas fjalën e mori presidenti grek Papulias, i cili theksoi se "prania e përfaqësuesve të lartë të shtetit dhe e përfaqësuesve të biznesit dëshmon interesin e lartë. Bashkëbisedimet me Nishanin ishin frytdhënëse dhe esenciale. Objektivi është të forcojmë aktivitete dhe bizneset në të gjitha sektorët. Me gëzim përshëndes gazsjellësin TAP, që përbën një zhvillim të veçantë të rëndësishëm dhe shpreh vullnetin e vendeve tona".

papulias, nishani
(Në foto: Nishani, Papulias dhe Peleshi në tryezën me biznesin).

Papulias ka theksuar se "prania e investimeve dhe bizneseve është dhe do mbetet e fuqishme; Greqia ka qenë për vite me radhë investitori parësor dhe përbën investuesin e dytë më të madh me mbi 500 biznese. Mijëra shqiptarë punojnë në biznese të interesave greke në çdo kënd. Jemi partnerët e dytë me 520 milionë euro. Por nuk ndalemi këtu. Jemi gati të përforcojmë bashkëpunimin në fushën e biznesit në energji, ndërtim etj." Por presidenti grek i ka mëshuar "zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen bizneset greke; kjo është mënyra më e mirë e tërheqejs së investimeve".

"Minoriteti kombëtar grek dhe shqiptarët në Greqi janë ura bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve tanë. Greqia ka si objektiv integrimin e Ballkanit Peërndimor në BE dhe ka qenë protagoniste në integrimin e rajonit, gjë që ka shënuar hapa. Nën kushtin e vetëkuptueshëm se do përmbushën kushtet e vendosura. Jam optimist për të ardhmen e marrëdhënieve tona, që lidhen gushtë dhe duhet të punojmë dhe të forcohen esencialisht. Uroj begati dhe progres", përfundoi fjalën e tij Papulias.

NISHANI: TË SHTOJMË PËRPJEKJET PËR MË SHUMË BASHKËPUNIM NË RAJON
Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit greko-shqiptar, Presidenti Bujar Nishani, tha se Greqia zë një vend të rëndësishëm në investimet e huaja në vendin tonë”.
Ndërkaq, presidenti Nishani theksoi se vendi ynë shfaq stabilitet ekonomik, si dhe ofron një klimë miqësore për biznesin.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, Presidenti Nishani tha se “Shqipëria është e gatshme për bashkëpunim. Rajoni është në periudhë paqeje dhe stabiliteti. Vlerësojmë bashkëpunimin mes dy vendeve, lidhur me projektin e rëndësishëm TAP. Duhen shtuar përpjekjet që në bashkëpunim edhe me vendeve të tjera të rajonit të përgatitet projekti për Korridorin Adriatiko-Jonian. Në fund të fjalës së tij, presidenti Nishani shprehu bindjen se “kjo tavolinë do jetë një sukses i plotë i bashkëpunimit tonë”.

PELESHI: DO BASHKËPUNOJMË NË TERREN PËR PROJEKTIN TAP
Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij, shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë më tej, në kuadër të zhvillimit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Greqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm strategjitk, politik dhe ekonomik i Shqipërisë. Ekonomitë e dy vendeve janë të lidhura mes interesash për shkëmbime tregtare. Shpresojmë se qeveria greke me masat e ndërmarra dhe ato në vijim, do të përballojë me sukses situatën e krizës” u shpreh Peleshi.

Zëvendëskryeministri tha se gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti grek Papulias “ka shprehur bindje për bashkëpunim lidhur me çështjen e kufijve, dhe lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave”.

“I rëndësishëm është edhe projekti gazsjellës TAP, pasi do ndikojë në furnizim me gaz të Europës. Shqipëria ëahtë e gatshme të bashkëpunojë në terren për implementimin e këtij projekti. Vlerësojmë mbështetjen e Greqisë për intergrimin europian të Shqipërisë. Viti që vjen do të jetë pa konflikte në rajon. Le të përfitojmë nga mundësitë që sjell kjo klimë e re bashkëpunimi”, tha Peleshi në fund të fjalës së tij.
 
AVRAMOPULOS: AJO QË NA ÇON PËRPARA ËSHTË E ARDHMJA EUROPIANE
Ministri Grek i Mbrojtjes Avramopulos është ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe tek e ardhmja europiane e rajonit. Avramopulos tha se do të thellohet bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, ndërsa the se TAP është shembull i prekshëm i bashkëpunimit.

“Është tashmë koha të kemi rezultate praktike. Greqia dhe Shqipëria nuk bashkohen vetëm nga historia, jemi popuj historike në këto toka, vendet tona i bashkon në këto momente destinacioni ynë europian. Nga kjo ne nisim thellimin e bashkëpunimit në çdo sektor. Për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Ne do t’i japim fund çdo negativiteti që mund të kemi pasur. Ne do të bashkëpunojmë nëpërmjet projektit TAP, shembull i prekshëm i bashkëpunimit, duke shkelur të gjitha hezitimet që mund të ekzistonin”, u shpreh Avramopulos.

Duke u ndalur tek vizita e presidentit grek në Tiranë, ministri i Mbrojtjes helen tha se “Me këtë vizitë ne mund të shohim se ajo që na çon përpara është e ardhmja. Do përdorimin të gjtiha mjetet e të drejtës ndërkombëatre për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Do bazohemi tek Kodi Ndërkombëtar për respektimin e rregullave të fqinjësisë së mirë. Një Europë Juglindore e cila do lërë pas të shkuarën e saj ballkanike, me mentalitete antidemokratike, me çështje kombëtare, por do të ketë bashkëpunim që nuk do kufizohet nga kufitjë gjeografike. Ky është orientimi themelor i marëdhënieve shqiptaro-greke. Ne mund të ndërtojmë një shkallë të gjerë zhvillimi të dy vendeve tona, edhe sa i takon investimeve, dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit, energjisë, transportit, infrastrukturës, telekomunikacionit, etj;”, u shpreh ministri grek i Mbrojtjes.

GJIKNURI: NE MUND TË MËSOJMË NGA TË MIRAT DHE GABIMET E GREQISË
K afolur në tryezën e biznesit edhe ministri i Energjitikës dhe industrisë, Damian Gjiknuri. "TAP hap hapësira të reja bashkëpunimi në shumë fusha të reja. Vendi ynë lojtar i ri në fushën e energjisë. Ka pasur kriza të mëdha energjitike. Njerëzit kujtojnë se energjinë do ta kemi vazhdimisht, por ajo ka një kosto. Ne duhet të mësojmë nga Greqia nga të mirat dhe gabimet e saj. TAP krijon mundësi të mëdha për biznesin në Shqipëri. Greqia është lojtar i futur vonë në fushën e gazit. Por së fundi ka realizuar një privatizim të suksesshëm po në fushën e gazit", ka thënë Gjiknuri.
 
Lidhur me gazifikimin, ministri shqiptar ka shtuar se "Shqipëria është vend i ngrohtë dhe mbase s’do ketë nevojë për gazin, por industria po. Mund të mësojmë nga eksperienca greke për energjinë e rinovueshme për gazifikimin. Ne mund t’i vëmë burimet tona në funksion të zhvillimit dhe investitorët grekë janë të mirëpritur. Duhet të bashkëpunojmë në kuadër të kuadrit energjitik në Europë. Presidenca greke mund të japë mbështetje që dhe shumë projekte të marrin jetë, siç ishte ai që dëgjuam këtu për kabllin nënujor që mund të lidhë Izraelin me Greqinë.  Vetëm një kabëll nënujor na mungon me Italinë. Kur gazi të jetë në Shqipëri një burim më i pastër se gjithë hidrokarburet e tjera të bëjmë çmos t’i tregojmë çdo investitori se këtu do ketë një mundësi të artë".
 
"Më pëlqeu fjala e mençur e presidentit grek sot se “fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh, fqinjët janë aty, kanë dhe interesa jetike dhe nuk ka më interesa jetike se energjia drejt së ardhmes europiane", përfundoi fjalën e tij, Gjiknuri.

Redaksia Online
(mag/e.s./shqiptarja.com)