TIRANE- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim Presidentin e Republikës Greke, Karolos Papulias. Meta shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për këtë vizitë shumë të rëndësishme të Presidentit të Greqisë në Shqipëri, dhe vuri në dukje rolin historik dhe kontributin e çmuar të Papoulias në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papulias ndanë bindjen se tashmë ka filluar një erë e re bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej përmes Komisioneve të përbashkëta të punës dhe përmes frymës konstruktive dhe vullnetit të sinqertë. Në këtë kuadër, u vu theksi mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.
Gjatë takimit, Ilir Meta, njëherësh edhe kryetar i LSI, dhe Presidenti Papulias ndanë bindjen për rëndësinë që kanë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, si ura të forta bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve dhe dy vendeve fqinje.

Nga ana e tij, Presidenti Papulias, shprehu mbështetjen e plotë të Greqisë ndaj Shqipërisë, dhe veçanërisht ndaj objektivave të vendit në procesin e integrimit europian.
“Një Shqipëri në BE, do të jetë kontribut jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më tej”, u shpreh Presidenti Papulias.
Ndërsa, kreu i Kuvendit shprehu bindjen se pas vizitës dhe mesazheve domethënëse të Presidentit Papulias në Tiranë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të shënojnë një përparim të dukshëm.
“Në këtë drejtim, fryma dhe parimet e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe parimet e BE, janë baza e trajtimit konstruktiv dhe e gjetjes së zgjidhjeve racionale të çështjeve të mbartura nga e kaluara”, u shpreh Meta.
Ndërsa siç dëshmojnë medias greke, presidenti i Greqisë, Karolos Papulias “Me helikopter ushtarak do shkojë në Gjirokastër për të takuar minoritetin grek, dhe do bëjë homazhe dhe do vendosë kurora me lule tek varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com