TIRANE- Presidenti grek, Karolos Papulias a para gjë që ka bërë në Tiranë ka qenë pjesëmarrja në një meshë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare që ndodhet pranë ministrisë së Mbrojtjes dhe që drejtohet nga shtetasi grek Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Mesha u mbajt në gjuhën shqipe.
“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do të jemi në krah të njeri-tjetrit”-tha Papulias në takim.
Më pas, takimin e parë të punës Presidenti grek ia ka rezervuar partisë së minoritetit grek, PBDNJ sot në mbrëmje në hotel 'Sheraton", ku nuk ka munguar kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe njëherazi zëvendëskryetar i Kuvendit, Vangjel Dule dhe përfaqësues të kësaj partie.
Gjithashtu në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e organizatës “OMONIA”. Kreu i PBDNJ, Dule u shpreh pas takimit se: "Papulias eshte diplomati që hapi rrugën mes dy vendeve. Takimi i sotëm tregon vijimësinë mes dy vendeve".
Duke ka shtuar se "çështja e varrezave kërkon më shumë sensibilizim". Ndersa u shpreh se "s’ka dijeni për protestën çame", parashikuar neser në oren 10:00.

(Ne Foto: Papulias ne takim me PBDNJ e Omonia, foto ATSH)
POLICIA BLLOKON QARKULLIMIN NGA ORA 08:15:00 NË DISA AKSE
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton qytetarët se në kuadër të vizitës së Presidentit të Republikës së Greqisë në vendin tonë nesër nga ora 08:00-15:00 do të jenë të bllokuara për automjetet këto akse rrugore:
1. Rruga “Lek Dukagjini”, që kalon përpara Radio Televizionit Shqiptar;
2. Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ura pranë ish-Hotel Dajtit deri te hotel “Sheraton”;
3. Rrugët dytësore “Jul Varibova dhe “Mustafa Matohiti”;
4. Rrugët “Ismail Qemali”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri”
AXHENDA E VIZITES SE PAPULIAS NE TIRANE
Presidenti grek, Karolos Papulias nis sot vizitën në Tiranë me ftesë të Presidentit Bujar Nishani. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e presidencës shqiptare e cila jep dhe axhendën e takimeve të dy krerëve të lartë të shtetit.
Presidenti Papoulias do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, në 3 nëntor 2013.
Ndërkohë që të hënën ai do të pritet nga Presidenti Nishani me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.
Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.
Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet në hotel “Rogner”, në 4 nëntor 2013.
Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri Papulias do të takojë dhe minoritetin grek.
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Akademikët shqiptarë: Greqia të heqë ligjin e luftës