TIRANË - Edhe Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Presidentin e Republikës së Greqisë, Karolos Papulias dhe delegacionin që e shoqëron.
Siç bën të ditur zyra e shtypit të Kryeministrisë, Kryeministri Rama i uroi Presidentit Papulias mirëseardhjen dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në dritën e miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.
Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal.
Kryeministri Rama u shpreh se roli i Greqisë si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s ka një rëndësi domethënëse për rajonin dhe se qeveria shqiptare konstaton me kënaqësi vëmendjen që Greqia po i kushton rajonit. Kryeministri Rama nënvizoi se një epokë e re është hapur në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit pas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti Papoulias e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e lartë dhe e siguroi për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Greqia, u shpreh Presidenti Papoulias, e pret Shqipërinë sa më parë në BE dhe ajo do të jetë në krah të saj, në këtë përpjekje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com