TIRANE- Presidenti Papulias deklaron se shumë shpejt do të marrë zgjidhje çështja e toponimeve në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.
“Është ngritur një komision i përbashkët mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.”- mësohet t’i ketë thënë Papulias, kreut të bashkisë së Tiranës njëkohësisht kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar sot paradite në Bashkinë e Tiranës, informon zyra e shtypit e bashkisë.
Në këtë takim Basha ka kërkuar zgjidhjen e problemit që ka vështirësuar lëvizjen në kufi të qytetarëve shqiptarë të lindur në Greqi.
BASHA: PAPULIAS TE HEQE LIGJIN E LUFTES
Në takim Basha mësohet se ka përsëritur dhe kërkesën për anulimin e ligjit të luftës.
“Ligji i luftës nuk duhet të ekzistojë, jo vetëm se Shqipëria dhe Greqia janë dy popuj miq, 2 vende anëtare të NATO-s por krijon një perceptim të gabuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për shkak të problemeve që hap në
lidhje me sekuestron konservative të pronave të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht atyre çamë” - deklaroi zoti Basha, ndërsa ka vlerësuar si bazë shumë të mirë dhe solide, traktatin e vitit 1996, të “miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë” mes dy vendeve, për të zgjidhur çdo problem të mbetur dhe për të nxitur dhe forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
Në njoftimin për shtyp nuk thuhet se cili ka qenë reagimi i Papulias në lidhje me këtë temë.
Basha ka theksuar dhe trajtimin në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë të të gjitha çështjeve të mbartura dhe “zgjidhjen duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian, si dy nga popujt më të vjetër të rajonit”.
GREQIA MBESHTET INTEGRIMIN
Kryetari i PD-së ka kërkuar mbështetjen e Greqisë e cila merr presidencën e radhës së BE-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, për hapjen e negociatave, duke shprehur angazhimin e opozitës, për të dhënë kontributin e saj për marrjen e statusit në dhjetor dhe për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim.
Nga ana e tij Presidenti grek, Papulias ka theksuar se viti 2014 është mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi Greqia dhe Italia marrin njëra pas tjetrës presidencën e BE. “Ne do t’ju mbështesim, me shpresën që procesi i integrimit europian i Shqipërisë të ecë përpara, gjatë presidencës sonë” - theksoi presidenti grek Papulias.
PERPARIMI I MARREDHENIEVE PRISHTINE BEOGRAD DO COJE NE NJOHJEN E KOSOVES
Basha i ka theksuar Papuliasit dhe rëndësinë e veçantë që ka për çdo qytetar shqiptar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti grek.
Nga ana e tij Presidenti grek ka vlerësuar si të guximshme dhe në drejtimin e duhur, marrëveshjen Prishtinë-Beograd e vila sipas tij do të çojë dhe në njohjen e pavarësisësë Kosovës. "Çuarja përpara e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të detyrojë dhe 5 vende anëtare të BE, mes të cilave dhe Greqia, të cilat ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, t’i përshtaten realitetit të ri"- theksoi presidenti Papulias, informon zyra e shtypit e bashkisë.

(Ne foto: Kryetari i bashkisë duke i dhuruar sot Papuliasit simbolin e "Orës së Tiranës)
Pas takimit me Bashën Papulias është nisur drejt Gjirokastrës për të zhvilluar takim me minoritetin grek si dhe do të kryejë homazhe në varret e ushtarëve grekë. Për shkak të motit u anulua udhëtimi i Papuliasit me helikopter dhe presidenti grek është nisur drejt jugut me makinë. Kjo është dita e tretë dhe e fundit e vizitës zyrtare të Papulias në Shqipëri.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vizita 3 ditore e Papulias ne Shqiperi