MINESOTTA - Presidenti amerikan Barack Obama ka fajësuar Evropën për problemet e mëdha që SHBA kanë më papunësinë, ose më saktë me mosmbajtjen e premtimit për hapjen e vendeve të reja të punës. Deri më tani në SHBA janë hapur vetëm 69 mijë vende, nga 150 mijë që pati premtua shefi i Shtëpisë së Bardhë. Gjatë një fjalimi, pjesë e fushatës elektorale, Obama ka deklaruase Evropa është fajtore sepse nuk zgjidh problemet e saj të papunësisë, e për pasojë ato eksportohen në “tokën e premtuar”.
“Nuk mund të kemi nën kontroll gjithçka ndodh në vende të tjera të botës”, ka deklaruar presidenti amerikan, duke iu referuar kështu gjithçkaje ndodh në kontinentin e lashtë.

Madje, edhe në komunikatën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me statistikat e Departamentit të Punës theksohet pasiguria që “mbretëron” në Evropë, si një pengesë për rimëkëmbjen e SHBA.

(aq/shqiptarja.com)