TIRANE- Papunësia e të rinjve dhe zhgënjimi i tyre është arsyeja e dytë që rendit PS, pse nuk duhet votuar më 23 qershor qeveria Berisha. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj deklaroi sot se një në tre të rinj, sot janë të papunë dhe vuajnë papunësinë pavarësisht arsimimit që kanë.

“Të mos votojnë për zhgënjimin dhe gënjimin që u është bërë të rinjve shqiptarë. Nga mosha 15 deri në 24 vjeç sipas censusit të fundit jetojnë 512 shqiptarë. Pyetja që të gjithë kanë është që nëse 1 në 5 veta është i ri në Shqipëri, sa para shpenzon qeveria për çdo të ri shqiptar.

Buxheti në 2013 është 0.5 përqind, për këtë moshë. Studimi i fundit i fondacionit gjerman tregon se në Shqipëri 70 përqind e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria dhe duan të krijojnë një jetë të re më mirë se në Shqipëri.

Dhe ka një arsye për këtë, vetëm një në tre të rinj janë të punësuar. Për gënjeshtrën e buxhetit, për gënjeshtrën e të ardhmes në Shqipëri dhe për gënjeshtrën e punësimit meritojnë që të votojnë një qeveri tjetër.”- tha Erjon Veliaj në prononcimin për median nga selia PS".

(sg/shqiptarja.com)