‘Paqe’ mes Partizanit dhe Kastrioti, Laçi mposht Skënderbeun falë Selmanit

‘Paqe’ mes Partizanit dhe Kastrioti, Laçi mposht Skënderbeun falë Selmanit

Partizani është ndalur me rezultatin 1-1 nga Kastrioti në javën e 30 të Superligës. Skuadra e kuqe në takimin e zhvilluar në Krujë zbriti me disa ndryshime në formcion, por pavarësisht këtij fakti, në pjesën e dytë arriti të merrte avantazhin me Mensah. Vetëm tre minuta më pas, ekzaktësisht në të 58, Shehu risolli edhe një herë baraspeshën.

Në pjesën e mbetur të lojës Partizani mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Rexhepit, por Kastrioti pavarësisht se u përpoq me të gjitha mënyrat nuk arriti të dilte me më shumë se 1 pikë në këtë takim.

Ndërkohë në sfidën tjetër të orës 16:00 Skënderbeu është mposhtur sërish, por këtë herë nga Laçi. Në kurbin rezultoi një ndeshje me shumë tension, kur për një moment pati edhe ndërprerje te sfidës për shkak të goditjes së Vangjelit nga tifozët vendas, por në fund ai që vendosi ishte goli i Shtubinës.

Për t’u evindetuar në këtë ndeshje ishte edhe portieri i Laçit, Gentian Selmani, i cili përveç pritjeve fantastike përgjatë gjithë 90 minutave kyçi portën edhe në 11-metërshin e goditur nga Bregu.  

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë