Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të. Dueli nuk ishte si gjithë të tjerët, teksa gjithçka nisi në minutën e 24-t, aty ku u ndal më 11 nëntor. Kjo datë do jetë në memorien e tifozëve në Shqipëri, pasi kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital në moshën 28-vjeçare.
Sfida nisi me homazhet e të dyja klubeve për kapitenin dhe një minutë heshtje në nderim të tij. Një foto e tij ishte vendosur në fushë, me drejtorin Olsi Rama të miqve dhe presidentin Demrozi të Egnatias që vendosën kurora me lule para portretit të të ndjerit. Gjithashtu lojtarët bënë homazhe për lojtarin, duke bërë edhe një foto së bashku në kujtim të një ndodhie që preku shumë tifozë. Ndërkohë që Egnatia i dedikoi edhe një këngë ish-kapitenit ganez.
Me protokoll të njëjtë dhe me disa zëvendësime për shkak lëndimesh, dueli në "Arena Egnatia" nisi në minutën e 24-t. Sfida dhuroi emocione, ashtu sikundër pritej nga dy skuadrat që ndajnë kreun e renditjes. Vendasit e Egnatias shpërdoruan disa raste, teksa në fund Partizani e mbylli me nëntë lojtarë pas dëmtimeve të Bytyçit dhe Prekës. Në fund 1-1, rezultat që ishte sigluar më 11 nëntor me golat e Malotës për vendasit dhe Bintsouka për miqtë. Me 13 ndeshje të luajtura, Egnatia mban kreun me 27 pikë, teksa po me kaq pikë Partizani është i dyti, duke pasur edhe një ndeshje më pak. Pas gjashtë fitoreve radhazi, Partizani ndalet nga Egnatia.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
U stërvit nga Sylvinho, talenti Keslin Shani për Report Tv: Kënaqësi e papërshkrueshme të jesh me Kombëtaren, s’i prisja këto rezultate
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Turisti australian Cameron Twiss zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri! Humbi gjurmët në Valbonë rreth 6 javë më parë, i vëllai niset për ta kërkuar (FOTOT)
21 Nëntor, 17:08
-
Akuzat kundër KF Tiranës dhe Refik Halilit për 52 mln lekë evazion fiskal, Gjykata e Tiranës i kthen dosjen Prokurorisë! Kërkon hetime të thelluara
21 Nëntor, 12:28
-
Kalendari/ Kryesuesit luajnë në shtëpi, spikat AF Elbasani - Tirana! Superliga rikthehet në dy ditë
21 Nëntor, 09:41
-
Kupa e Shqipërisë/ Surprizë në Vlorë, Besa eliminon Flamurtarin! Tetë skuadrat që kalojnë më tej, në 1/8 spikat Tirana - Bylis (Çiftet)
20 Nëntor, 15:53
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Mbi një dekadë në opozitë, i padëshiruar dhe nën arrest shtëpie, Berisha kërcënon Sorosin se do e shpallë ‘non grata’! Thotë dhe se Rama do shkojë për azil te Lukashenko
15 Nëntor, 17:06
-
Protesta e të martës/ Berisha: Mobilizim brenda dhe jashtë Parlamentit, duam minimumin jetik prej 200 eurosh! Anëtarët e PD më aktivë në rrjetet sociale, takime me Diasporën
15 Nëntor, 15:21