Qindra qytetarë janë mbledhur sotme në sheshin “Skënderbej”, në shenjë solidariteti për paqe në planetin Tokë në këtë periudhë të vështirë. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ndërsa të rinjtë krijuan në shesh flamurin e Ukrainës me mbi 60 qirinj dhe me mbishkrimin, “Paqe për Ukrainën” (Peace for Ukraine).

Kryeministri Edi Rama, publikoi foto nga kjo nismë e mbajtur në kryeqytet.

“Qytetarët në Sheshin Skënderbej duke ndezur qirinj për jetët e humbura nga lufta në Ukrainë”, u shpreh Rama.