Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara u vra në Libanin jugor të enjten, mes përshkallëzimit të vazhdueshëm ushtarak në zonë, sipas raporteve të UNIFIL.
Sipas mediave raportohet se paqeruajtësi me origjinë serbe u transportua me helikopter në një spital në Bejrut menjëherë pas sulmit, por më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërkohë dy paqeruajtës të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim në një strukturë mjekësore brenda bazës së misionit.
Ndërkohë udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem deklaroi sot se marrëveshja e Uashingtonit midis Libanit dhe Izraelit është "një kapitullim dhe një disfatë". Më tej ai i bëri thirrje Libanit që "t'i japë fund farsës dhe poshtërimit të negociatave" me Izraelin.
“Kjo deklaratë është një udhërrëfyes për shfarosjen e një pjese të popullit libanez dhe nënshtrimin e pjesës tjetër. Shtyrja e çështjes së sigurisë nën sloganin e një armëpushimi të rremë, i interpretuar si një detyrim për Hezbollahun që të ndërpresë sulmet dhe ushtarët të largohen nga jugu, ndërsa agresioni vazhdon nën presionin ushtarak, do të thotë dorëzim, disfatë dhe arritje të objektivave të armikut", tha Qassem.
Ai nënvizoi gjithashtu se Hezbollahu, synon "t'i japë fund plotësisht agresionit, të arrijë një armëpushim dhe të sigurojë tërheqjen e Izraelit".
“Armëpushimi duhet të jetë i plotë dhe për sa kohë që vazhdon pushtimi, rezistenca do të vazhdojë", shtoi ai.
Lajm në përditësim...
Komente









