Para arrestimit Viktor Ymerit iu vendos masë kufizuese nga OFL! Ndalim dalje jashtë shtetit si dhe nga qarku i Vlorës

Viktor Ymeri, “i forti” i Vlorës që në 7 dhjetor 2020, u arrestua nga SPAK, si i dyshuar në pjesëmarrjen e vrasjes së Vajdin Lamaj dhe Dritan Arsit në 27 shkurt 2005, kishte një masë ndalimi për të dalë jashtë shtetit dhe nga territori i qarkut të Vlorës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Operacionit “Forca e Ligjit”, të cilët thanë për “Shqiptarja.com”, se para arrestimit nga SPAK, ata kishin bërë izolimin e Ymerit, duke mos i dhënë mundësi ikje.

Për më tepër agjentë të policisë së Vlorës, e kanë mbajtur gjatë kësaj periudhe në vëzhgim. Sipas burimeve, nga ana e OFL-së, Viktor Ymerit, i është komunikuar në mesin e muajin nëntor në ambientet e policisë së Vlorës, masa e ndaluese për të dalë jashtë shtetit dhe territori i Qarkut të Vlorës.

Vendimi është marrë sipas dispozitave ligjore të aktit-normativ të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama, lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurisë financiare që disponojnë elementët kriminalë. Me marrjen e këtij vendimi, Viktor Ymeri, që prej muajit nëntor jo vetëm që nuk mund të udhëtonte jashtë Shqipërisë, por s'mund të shkonte dot, as deri në Fier. Në momentin e arrestimit, Ymeri është ndaluar në banesën e tij dhe më pas është transportuar në drejtim të policisë së Tiranës.

Pak ditë më parë SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar dhe Indrit Rusi. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, ndërsa sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

1607508395_viktorymeri.jpg

Viktor Ymeri

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 24/12/2020 18:55

    More po ky tori cpun ka a ka qene ne burg. I bie qe ska shtet se aty brenda jan te kontrolluar gjerat. Kjo eshte nje histori koti se skan as prova aa per te then qe funksionon shteti. Sa per publicitet. Turp per kete prokuror qe ngeh kete akuza pa prova.

    Përgjigju
  • Aleksander maliqaj: 13/12/2020 01:18

    Megjithate te henen do kerkojm bashke komentet nga telefoni im te dy dhe te shikosh cfar kanm komentuar. Per her te fundit eshte turp turp turp qe shqiptaret i ndani me krahina

    Përgjigju
  • Aleksander maliqaj: 12/12/2020 23:07

    Mos harro se ne pun kemi ndar fruten cdo mbazdite

    Përgjigju
  • Aleksander maliqaj: 12/12/2020 21:02

    Kete shkruajta te parin

    Përgjigju
  • Aleksader maliqaj: 12/12/2020 20:58

    Quhem aleksander maliqaj te njejtin mesazh e shkruajta dhe qepar.jemi te gjith vellezer shqiptar turp turp turp i ndani shqiptaret me krahina.

    Përgjigju
  • Aleksande maliaaj: 12/12/2020 20:55

    Nuk e di pse se kan cuar mesazhin qe shkruajta qepar. Quhem aleksander maliqaj jemi te gjith shqiptar turp turp turp i ndani shqiptaret me krahina.

    Përgjigju
  • Aleksander maliqaj: 12/12/2020 20:52

    Quhem aleksander maliqajTe njejtin mesazh qe shkruajta qepar nuke di pse se kan cuar. turp turp jemi jem te gjith shqiptar vellezer i ndani shqiptaret me krahina

    Përgjigju
  • Aleksander maliqaj: 12/12/2020 20:49

    Un nuk shaj nepr komente

    Përgjigju
  • Aleksande maliqaj: 12/12/2020 20:25

    Turp eshe nje her

    Përgjigju
  • Aleksander maliqaj: 12/12/2020 20:24

    Un nuk shaj neser komente

    Përgjigju
  • Aleksander: 12/12/2020 17:33

    Po pse komentoni pa ember e mbiemer

    Përgjigju
    • sandri: 12/12/2020 20:12

      si ty sandri

  • Realiteti: 12/12/2020 15:39

    Bye bye Tori. Mbete burgjeve si kelysh ku**e. Aty do dalesh ne pension. Vellain dhe nipin ne Babice, vete burgjeve. Cfare i gezove kesaj jete? Te zgjuarit bene para, ti dhe kafshet e tjera burg dhe mort. Bere lufte per te dal jashte por te futen ne kafaz si miu. Kjo eshte jeta e ketyre tipave, burgje, morte dhe lot. Ta gezoni jeten e dhje**e qe keni.

    Përgjigju
    • fieri: 12/12/2020 16:32

      fiks 1 vit kalendarik lumadhi dhe me shum arrest shpie se ne vlore su pa ndonjeher

  • Goli: 12/12/2020 11:38

    Po pse ja ngrini vlerat policise, ai u paraqit vet ne komisariat nuk e arestuan.

    Përgjigju
    • Goleador: 12/12/2020 15:39

      Po po vajti vete se nuk rrinte dot jashte hahahahaha u mesua brenda hahahaha

  • Aaa: 12/12/2020 10:39

    Shume terheqes ky

    Përgjigju
    • Aaa: 12/12/2020 11:36

      Hahahah shume xheloza ju meshkujt kur kompimentohen meshkujt e tjere... nese ai eshte akoma me kete pamje... pse jo do shkoja

    • Kur vari për Aaa: 12/12/2020 10:55

      Buce qenke dhe ti, ik se të pret ai të të nxjeri në cet

  • vlora: 12/12/2020 10:01

    po cja fusni kot ore po tori sdilte as vet na frika ju thoni e ndaloi ofl

    Përgjigju
    • çami: 12/12/2020 15:27

      sa tmerr i ke o labo aty rrotull i ke e din te gjith aty jan vetem ti qe sje na vlora ore

    • Labo: 12/12/2020 14:32

      Cam trima dilni nga vrima

    • I madh je: 12/12/2020 12:40

      Hahahahahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)