TIRANË- Shqiptarja.com ka mësuar detaje të rëndësishme nga dëshmia e Luftar Reçit të penduarit që ka hedhur dritë dhe ka rihapur hetimet për dy vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, për të cilat SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre.

Zbulohet që në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën, që sipas informacioneve është bërë në kazinonë e tij, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun që në këmbim Berisha t'i vriste hasmin. Ky takim dyshohet të jetë bërë në fillim të shkurtit te stacioni i trenit në Tiranë, te kazinoja e Reçit.

Mësohet se Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij, në shkurt të vitit 2005, që ti gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. I penduari ka rrëfyer se bombën ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë.

Në dëshminë e tij, Luftar Reçi mësohet se të ketë rrëfyer edhe një telefonatë që ka marrë nga muaji shkurt i vitit 2005 nga Lulzim Berisha. Ai ka thënë t'i gjejë nga ato të "nëntat",  (që ishin kallëpe tritoli), ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga Reçi për hasmit e tij në Dibër, atentat i parealizuar nga ai për arsye se hasmi i mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk e bëri shpërthimin sepse nuk donte të vrsite fëmijët.

Zbulohet se arsyeja pse këto dy vrasje janë bashkuar në një hetim të vetëm është fakti se Reçi ka deklaruar se bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediet se u vra Vajdin Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë Indritit.

Hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve, por më pas, pas dëshmisë së të penduarit është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt, ku vdiq dhe miku i tij Artan Arsi. SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm. Ndërkohë Lulzim Berisha akuzohet gjithashtu dhe për vrasjen e Klodjan Saliut dhe Osman Truma. Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në datat 26 shkurt dhe 27 shkurt të vitit 2005, pa kaluar as 24 orë.

Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj (kunati i Berishës) aktualisht janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar. Ndërkohë, është urdhëruar ndalimi për Indrit Rusin.

Luftar Reçi i penduari i drejtësisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Publikohet fotoja/ Kush është Luftar Reçi i dënuari me 25 vite që i hapi probleme lordëve të krimit! Për t'i shpëtuar burgut, tha se ka qenë te e dashura bullgare

1607520382_1607520190LUFTARRECI001.jpg

Personi që shihni në foto, quhet Luftar Reçi, njeriu që me dëshminë e tij dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK, i ka hapur mjaft probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.

Për ti shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qënë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës.

Pas marjes së dënimit në vitin 2008, Luftar Reçi, është endur sa në burgun e sigurisë së Lartë të Burrelit, Peqin dhe në Drenovë të Korçës. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë Luftar Reçi, mësohet të ketë përfituar disa herë ulje dënimi me vetëm 45 ditë. Momentalisht Reçi ndodhet në burg dhe tashmë ka fituar dhe statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë, ku gjatë vuajtjes së dënimit përfiton privilegje të tjera.

Ora 11:27
I penduari i drejtësisë ka rrëfyer se çfarë ndodhi në disko, në festën e organizuar në Emiljano Shullazi pasi shpëtoi atentatit

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi në deklaratat para prokurorëve mësohet të ketë folur edhe për një festë që ka organizuar Emiljano Shullazi në një disko pasi i shpëtoi një atentati. Ai ka rrëfyer se në këtë festë është takuar me Lul Berishën, Plaurent Dervishin, Indrit Taullain. Madje sipas tij ky i fundit kishte thënë se i kishte ecur mbarë këto kohë, referuar vrasjes së Vajdinit Lamajt dhe Klodjan Saliut.

Ora 11:21
'Made in Cernagoro'/ Mësohen detajet, i penduari ka rrëfyer gjithë planin, si u ndryshua lënda plasëse nga dinamit në C4 për të qenë më të sigurt! Tritolin e mori Emiljano Shullazi!

Detaje shokuese janë mësuar për vrasjen Vajdin Lamajt. Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë, mësohet t'i ketë zbuluar SPAKu se çfarë ndodhi në shkurt të 2005. Lulzim Berisha i  kërkoi t'i gjejë kallëpe tritoli. Ai ka treguar se bombën e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se duhej për të shpërthyer një makinë. I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka treguar edhe se si ndryshoi plani, nga shpërthim me dinamit në C4 për të qenë më të sigurt.

Zbulohet se Reçi ka treguar se eksplozivin  ia dorëzuan Emiljano Shullazit, natën kur ishin në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës, atje ku dhe e përgatitën. Madje siç Report Tv mëson, ka qenë një telefonatë që i bën Indrit Taullait, i cili në momentin që po montonin minën, ai vjen me një sasi C4, që do ua bënte më të thjeshtë sulmin.

Ora 11:10
Vrasja e Vajdin Lamajt në 2005/ I penduari ka rrëfyer se çfarë i ka thënë në telefon Lul Berisha menjëherë pas atentatit

Para prokurorëve të SPAK, mësohet se Luftar Reçi ka treguar edhe një detaj shumë interesant, bisedën e parë me Lul Berishën menjëherë pas vrasjes së Vajdin Lamajt në Tiranë, në vitin 2005. Ai ka zbuluar se ka marrë në telefon Lul Beridhën menjëherë sapo ka marrë lajmin që e ka mësuar nga mediat, por Berisha ishte Turqi dhe i kishte thënë se "kur të vinte do të flisnin".

Ora 11:05
Vrasja e Vajdin Lamajt në 2005/ I penduari i ka rrëfyer SPAK se çfarë i tha Viktor Ymeri, ku i ka gjetur 'njerëzit që mbaruan punë'

1607508395_viktorymeri.jpg

I penduari Luftar Reçi në dëshminë e tij ka rrëfyer edhe se si Viktor Ymeri nga burgu ka gjetur i ka gjetur Emiljano Shullazit njeriun që "mbaroi" punë në vrasjen e Vajdin Lamajt në vitin 2005. Madje burime për Report Tv bëjnë me dije se Ymeri i ka thënë "Shullazi nuk dinte të bënte gjë tjetër veçse të rrinte në makinë me vajza dhe të vinte gjoba". 

Ora 11:01
Rrëfimi i Luftar Reçit, zbulon marëveshjen me Lul Berishën për të vrarë hasmit!

Në dëshminë që ka dhënë Luftar Reçi në SPAK mësohet se ai ja zbuluar se si në Durrës qarkullonte lajmi se Klodian Saliu donte të vriste Lulzim Berishën. Në një rast, një polic i portit i dehur kishte thënë Plaurentit se një natë Klodi me dy persona të tjerë, i kanë pritur tek shtëpia e Lulit për tu vrarë.

Reçi ka rrëfyer se sipas planit Klodian Saliu do të vritej në Tiranë tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. “Çeçoja” ishte njeriu qe vëzhgonte lëvizjet Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë.

Ai ka folur edhe për një person X, që ishte pjesëtar i grupit të Klodian Saliu,. Ai këtë kohë po punonte kundër kryetarit të tij. Kur grupi mori informacionin për lëvizjen e kundërshtarit filloi dhe ndjekja. 

Shqiptarja.com mëson se Reçi ka treguar se për vrasjen e Klodjan Saliun, kishte bërë një marrëveshje me Lul Berishën që Reçi do viste Klodjan Saliun, që Lul Berisha t'i vriste hasmin e tij.

Ora 10:59
Vrasja e Vajdin Lamajt në 2005/ Dëshmia e të penduarit: Indrit Taullau më tha 'p*rdhën e madhe e bëmë copë-copë'! Informonte hap pas hapi Emiljano Shullazin

Në dëshminë e tij për SPAK, i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka treguar një bisedë në tavolinë, ku Indrit Taullai rrëfen se kanë vrarë Vajdin Lamajn. Mësohet se ai ka thënë se për këtë ngjarje ka informuar me detaje Emiljano Shullazin. Sipas burimeve mësohet se Taullai të ketë thënë " Se po*dhën e madhe e bëmë copë-copë).