SARANDË-Arrestohet nga policia autori i grabitjes së disa banesave. Dhimitri Terolli 24 vjeç banues në lagjen ''Nr.3'' në qytetin bregdetar u arrestua pas grabitjes së banesës së A.H. në lagjen “Nr. 1” ku ka marrë disa sende me vlerë.
Nga hetimet ka rezultuar se Dhimitri Terolli ka grabitur edhe 5 banesa të tjera duke marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Të gjitha grabitjet autori i kishte kryer në harkun e një muaji.
Grabitjet e kryera
Më datë 12.03.2018, në lagjen ''Nr.1.'', ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V.
Më datë 29.03.2018, në lagjen ''Nr.3.'', ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..
Më datë 03.04.2018, në lagjen ''Nr.1.'', ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V.
Më datë 05.04.2018, në lagjen ''Nr.1.'', ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj.
Më datë 14.04.2018 në lagjen ''Nr.1.'' grabiti banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende