Para mbërritjes në Tiranë, Palmer takohet në Uashington me Cakajn
Gent Cakaj dhe Mathew Palmer
Pak ditë përpara se të vizitojë zyrtarisht Tiranën dhe të takojë palët politike, zyrtari i lartë amerikan, Palmer është takuar me kreun e ministrisë sonë të jashtme.Gjatë qëndrimit në Uashington Ministri në Detyrë Cakaj, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.
Gjatë këtij takimi Ministri në Detyrë Cakaj dhe Palmer shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, rolin e Shqipërisë atje, marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, si dhe perspektivat integruese të vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike.
Ministri në Detyrë Cakaj u ndal gjithashtu edhe në ecurinë e proceseve të brendshme të Shqipërisë dhe progresin e bërë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, perspektivën e çeljes së negociatave në qershor të këtij viti dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-SHBA.
Sipas njoftimit të ministrisë sonë të jashtme, Palmer vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, kontributin e Shqipërisë në disa prej operacioneve dhe aktivitetet më të rëndësishme të NATO-s, si dhe angazhimet në kuadër të kryesisë së OSBE për vitin e ardhshëm.
Ai nënvizoi se Shqipëria mbetet një partner i çmuar dhe i gatshëm të qëndrojë në krah të SHBA-ve si një aleat i denjë në sfidat me të cilat po përballet Aleanca, por edhe në angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.
Palmer do të jetë në 9 prill në Tiranë, nga ku pritet që kriza politike në vend të marrë një kthesë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15