Para pesë vitesh fitoi betejën me kancerin e gjirit, zonja e parë e Sirisë diagnostikohet me leuçemi

Para pesë vitesh fitoi betejën me kancerin e gjirit, zonja e parë e Sirisë diagnostikohet me leuçemi

Asma dhe Bashar

Presidenca siriane njoftoi të martën, më 21 maj se zonja e parë e vendit Asma al Assad është diagnostikuar me një formë agresive të leucemisë. Konfirmimi për sëmundjen e saj erdhi pas disa simpomave të shfaqura dhe pas një sërë ekzaminimesh mjekësore, por edhe pas trajtimit me sukses të kancerit të gjirit 5 vjet më parë.

Në deklaratë thuhej se Asma do t'i nënshtrohej një protokolli të veçantë trajtimi që do i kërkonte asaj të izolohej dhe se do të largohej nga angazhimet publike.

Mbështetësit e regjimit shprehën solidaritetin me zonjën e parë siriane, duke i uruar shërim të shpejtë. Ndërsa aktivistët e opozitës shfaqën mungesë simpatie për Al asad, e parë gjerësisht si pjesëmarrëse aktive në shtypjen e përgjakshme të protestave paqësore nga ana e bashkëshortit.

Bankierja e investimeve me origjinë britanike u martua me Bashar Assad në dhjetor 2000 kur ishte 25 vjeç, pesë muaj pasi ai kishte marrë pushtetin pas vdekjes së të atit. Për elegancën e saj, u konsiderua më magjepsëse se sa Rania e Jordanisë, dhe u quajt 'trëndafili i shkretëtirës'. Më pas rezultoi mbështetëse e hekurt e bashkëshortit të saj Bshar al Assad në luftën civile të Sirisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump