Para sallës së koncerteve ”Bataclan”
 emocion dhe tmerr pas kasaphanës

Para sallës së koncerteve ”Bataclan”<br /> emocion dhe tmerr pas kasaphanës
Të shtangur, pa fjalë. Disa parizianë të pranishëm mëngjesin e sotëm në afërsi të sallës së koncerteve ”Bataclan” mundoheshin të rikrijonin skenën e dhunshme të atentatit, që u kthye në masakër mbrëmjen e djeshme.

“Erë e rëndë dhe pisllëk përhapej kudo në brendësi të sallës, një kasaphanë e vërtetë, persona të vrarë me plumb në kokë, disa të tjerë janë qëlluar ndërsa ishin shtrirë në tokë, neveri ndaj atyre që qëlluan ndaj të pambrojturve në sallë”, tregon një polic, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Të dhënat paraprake në ”Bataclan” raportojnë për 82 të vdekur.

Të katër agresorët kanë vdekur, tri prej tyre jatë vetësakrifikuar nga shpërthimi i bombave.

Polici rreth të tridhjetave nuk mbante të veshur uniformën e tij të punës, por një veshje sportive. “U ktheva menjëherë drejt shtëpisë sime për të mbrojtur fëmijët”, tha ai. ”Këtu ndodhem si një njeri i thjeshtë, i mbushur me trishtim dhe shumë i prekur nga ngjarja”, shton ai.

Mëngjesin e sotëm, zona mbetet ende e bllokuar, sipas medias.

Të vetmit persona që lejohen brenda perimetrit të policisë janë banorët e zonës të shoqëruar nga një polic.

Përpara hyrjes së ”Bataclan”-it, tre kamionë policie kanë bllokuar krejtësisht pamjen ndaj kamerave nga mbarë bota.

Edhe Peggy është e tronditur, me sy të përgjakur.

“Nuk po kuptoj asgjë”, shprehet e tronditur kjo banore e zonës. ”Kjo është një zonë ku të rinjtë vijnë gjithnjë për të festuar”, thote ajo. “Kjo është lagjja ime prej 30 vitesh”, shprehet Mathilde, 56 vjeçe, gjithashtu nën trysninë e terrorit. Këtu të gjithë vijnë për një kafe së bashku.

Ajo sapo ka mbërritur me biçikletë në formë solidariteti pranë sallës së spektakleve.

“Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga kjo ngjarje”, shpjegon kjo nënë e tre fëmijëve, ku dy nga vajzat e saj banojnë në rrugën “Saint-Maur” dhe atë “Bichat”, nga shkëmbimi i zjarrit u regjistruan 12 të vrarë.

Në total, gjashtë sulmet e së premtes në Paris shkaktuan të paktën 120 të vdekur, sipas të dhënave gjithnjë paraprake.

Apokaliptike
Mamadou ka kaluar natën në shtëpi duke dëgjuar radion me kufje, pasi kishte marrë lajmin tragjik i ulur në një bar kafe ku po shikonte ndeshjen e futbollit Francë-Gjermani.

“Kjo ngjarje më përshtjellon, është apokaliptike”, pohoi një djalë rreth 26 vjeç, të cilin e takova në bulevardin Richard-Lenoir, jo shumë larg sallës së koncerteve.

Është mëse e sigurt, Shteti Islamik fshihet pas këtyre sulmeve.

Me siguri kanë dashur të hakmerren ndaj vdekjes së “Xhihadit Xhon”, xhelatit britanik të ISIS-it i shënjestruar të enjten nga sulmet amerikane.

Ekipe të psikologëve janë mobilizuar për të ndihmuar personat që kanë pësuar gjendje ”shock”-u.

“Po përpiqemi t’i kthejmë në realitet”, shpjegon Christophe Debien, psikiatër i emergjencave i ardhur posaçërisht nga qyteti Lille (veri). /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete