I riu shqiptar vrau të dashurën ganeze, nëna e viktimës: Ishin shumë mirë bashkë! Shoku: Para se të shkonin në hotel blenë thikën, gjithçka nisi me një mesazh në telefonin e vajzës

I riu shqiptar vrau të dashurën ganeze, nëna e viktimës: Ishin shumë mirë bashkë! Shoku: Para se të shkonin në hotel blenë thikën, gjithçka nisi me një mesazh në telefonin e vajzës

çifti dhe vendi i ngjarjes

Krimi i dyfishtë tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës, ku 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira vrau të dashurën e tij me shtetësi ganeze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, e njohur si Mili. I riu ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Një shok i tij, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka zbuluar shkakun e konfliktit që degradoi në vrasjen e shtetases ganeze dhe më pas vetëvrasjen e të riut. Ai thotë se ishte një mesazh që ka ardhur në telefonin e vajzës nga ish-i dashuri i saj, që ka iniciuar konfliktin, duke shtuar se ai njihej si ‘djali i mirë i Don Boskos’, sepse nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti apo dhune.

“Para se të shkonin në hotel kanë ndaluar në një market dhe kanë blerë një thikë për të prerë ushqimet, që më pas është bërë edhe arma e krimit. Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme.

Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi.

Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agresiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’. Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim.

Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dhunë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, tha shoku i tij.

I tronditur nga ngjarja e rëndë, shoku i tij rrëfen momentin kur ka marrë vesh vrasjen e shokut të tij.

“U shokova dhe nga mënyra si u lajmërova se ishte një mik i imi që më merr në telefon dhe më pyet nëse e njeh këtë person, por në dijeninë time ai ishte ende në Londër. Ai më tha direkt që ka ndërruar jetë. Për mua ishte shumë e rëndë”, tha i riu. / TCH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Vrasja e ganezes nga i dashuri në Tiranë, nëna e viktimës mëson për ngjarjen nga telefonata e gazetarit: Ishin shumë mirë bashkë

Klinton Pira e qëlloi me thikë Milin, e cila ndërroi jetë pas plagëve të marra dhe më pas u hodh nga kati i tetë i hotelit ku u akomoduan në kryeqytet.
Gazetari i emisionit “Shqipëria live” telefonoi nënën e të ndjerës, për t’i marrë një prononcim për ngjarjen e rëndë. Kjo e fundit nuk kishte asnjë dijeni për vrasjes e së bijës.

E shokuar nga lajmi, ajo tregon se Klintoni dhe Mili shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin hyrje-dalje familjare:

Ishte e lumtur që po vinte në Shqipëri, nuk ishte me të për dokumente, nuk e kuptoj… Klintoni na ka ardhur në shtëpi.
Ajo donte të prezantohej me familjen e Klintonit, prandaj erdhi në Shqipëri, unë isha dakord. Klintoni nuk jetonte në të njëjtën lagje me ne, punonte në kuzhinë, vajza ime ishte me shkollë, ishin shumë mirë bashkë.Kanë pasur një sherr në “Facebook” dhe kaq. E marr në telefon por nuk ma hap, ku është telefoni tani, në polici??

I riu ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli./ TCH.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut