Para seancës, Berisha sulm gjyqtares: Kriminele me uniformë! Flet në Encrochat me Ramën

Gati një javë pas arrestimit të dhëndrit të tij dhe tentativës për zvarritje të përballjes me drejtësinë, ish kryeministri Sali Berisha ashpërsoi edhe më tej sulmin ndaj drejtësisë këtë të enjte. 

“Kriminelë me uniformë dhe toga të zeza, që nuk pyesin për Kushtetutë, për ligje, për procedura.”- tha Berisha.

Përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë e rrëzuar tashmë nga Gjykata, Berisha thotë se e bëri pasi shkeli kushtetutën në mënyrë kriminale, por nuk paraqet asnjë argument ligjor, përse kërkesa e tij duhej të ishte marrë parasysh.

 “Avokatët e kanë kërkuar përjashtimin e gjykatëses mbi bazën e faktit se ka shkruar në mënyrën më kriminale në tavolinën e saj Kushtetutën. Prandaj ajo nuk e meriton asnjë minutë të jetë në atë detyrë. Dhe unë e siguroj, e kam thënë edhe këtu, që me procedurë ligjore do të vazhdohet gjer në fund ky problem. Nuk mundet një gjykatëse të shkruajë Kushtetutën. Bazuar mbi këtë Kushtetutë, është precedenti i disa rasteve.’- u shpreh Berisha.

Mbrojtjen e vetes dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të cilën ka përfshirë edhe strukturat e rithemelimit, thotë se është I gatshëm ta bëjë me çdo mjet të mos-bindjes civile.

 “Kryengritja është paqësore. Por, çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë. Kryengritja është paqësore, por mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë. Por kjo është lëvizje pa kthim.”- tha Berisha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar