Para zgjedhjeve në New Hampshire
sondazhet: Fitues Trump e Sanders

Para zgjedhjeve në New Hampshire<br />sondazhet: Fitues Trump e Sanders
Sfida e dytë për kandidatët republikanë dhe demokratë për president të Shteteve të Bashkuara po afron. Një ditë para zgjedhjeve Nju Hampshire, Donald Tramp dhe Berni Sanders kryesojnë sondazhet në partitë respektive, tek republikanët e demokratët.
 
Sipas anketimeve të CNN, senatori i Vermontit është në avantazh me 23% ndaj ish-sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton.
 
Eksperienca ka treguar megjithatë se sondazheve nuk mund t’i besohet plotësisht. Në 2008-ën, Barack Obama ishte shumë prapa Hillary Klintonit në sondazhet e këtij shteti federal, e megjithatë korri një fitore spektakolare.   
 
Gjithashtu parashikohet një fitore prej 33% për Donald Tramp, kundrejt 14 % për Ted Kruz. E sa i përket fushatës, ajo që bie në sy janë deklarata e Trump. 

Gjatë intervistave të orëve të fundit në disa televizione amerikane, ai ka thënë se do të rikthejnë torturat nga më mizoret për ata që dyshohen se janë terrorist. Bëhet fjalë për taktikat e kritikuar, të përdorura gjatë administratës Bush.   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën