Parada gay në Jeruzalem, vdes 
16-vjeçarja e sulmuar nga hebreu

Ka ndërruar jetë 16-vjeçarja Izraelite,e cila u sulmua nga një hebre ortodoks gjatë paradës gei të pak ditëve më parë në Jeruzalem. Shira Banki ka ndërruar jetë në spital pas dy ditësh agoni. 16-vjeçarja është goditur me thikë nga agresori i saj Yishai Schlissel, i cili vetëm pak kohë më parë mësohet të ketë dalë nga burgu.

Kjo nuk ishte hera e parë që vrasësi kryente një sulm të tillë. Sipas autoriteve 10 vjet më parë ai kishte sulmuar sërish në një paradë të ngjashme në Jeruzalem duke plagosur tre persona. Schlissel i liruar vetëm një javë më parë ka vuajtur një dëmin prej 10 vjetësh nga 12 të tilla.

Një tjetër fakt paralajmërues ndaj sulmit të tij, i cili ende nuk është vërtetuar nga autoritetet është edhe një letër që prej ditësh ka qarkulluar në rrjete sociale.Por mesa duket teksti ka qenë mjaft i qartë: “Sërish ata të çmendur që duan të organizojnë një marshim në qytetin e mbretit të mbretërve.  

Duan të pordhosin tempullin e tij. Turp. Është detyrim për çdo hebre që të ndalojë një mëkat të tillë edhe nëse na kushton arrestimin",-shkruhet në rrjete sociale. Gjatë manifestimit të disa ditëve më parë janë sulmuar me thikë  5 meshkujt dhe vajza 16- vjeçare, e cila mbeti e vdekur nga Yishai Schlissel.

hebre

hebre

hebre

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti