REPLIKAT/ Babaramo përplaset me Vangjelin: E more sufllaqen për sot! Analisti: Hajde ha ca krudo atje hajde

REPLIKAT/ Babaramo përplaset me Vangjelin: E more sufllaqen për sot! Analisti: Hajde ha ca krudo atje hajde

Ilir Babaramo dhe Lorenc Vangjeli

Përplasje e fortë mes gazetarit Ilir Babaramo dhe analistit Lorenc Vangjeli ndodhi këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.

Përplasja mes tyre nisi në mes të emisionit, pasi Vangjeli i tha gazetarit se është njësoj edhe sikur të flasë edhe sikur mos të flasë.

Pjesë nga debati

Babaramo: Se jemi duke i bërë gjyqin opozitës, e kupton ku po jetojmë o Lorenc.

Vangjeli: Një minutë, po jetoje në gjumë, unë po thoja tjetër gjë

Babaramo: Në gjumë nuk isha, por më duket një situatë krejt absurde. Për fiset Hythi që sulmojnë fiset e Perëndimit në Lindje, vetëm për atë ka ngel opozita pa u akuzuar.

Vangjeli: Po tentoj të nxis aksionin opozitar në këtë drejtim dhe po ju pyes janë dhe dy çështje të tjera. Ka dhe dy dosje, nuk e di është i zoti i punës që nuk i kujton.

Pas një tjetër diskutimi, debati mes tyre degradoi në fyerje.

Babaramo: Kush e dobësoi opozitën, ne duke grirë sallatë përnatë, ne jemi një nga faktorët kryesorë. Në studio dalin përnatë njerëz që paradite shkruajnë fjalime dhe natën bëjnë analistin. Me pemka do të merremi?

Duma: Me kë e ke me Lencin?

Babaramo: Nuk e kam me asnjë.

Duma: Se mos shkruan ti fjalime Lenci.

Vangjeli: Shkruaja dikur, a mund të bëj një pyetje zonjë?

Babaramo: Ta mbaroj, o Lorenc se e kam unë fjalën. Ta mbaroj o Lorenc

Vangjeli: Zoti Bardhi dy janë pikat kryesore të diskutimit. 

Duma: Lenci duhet ta mbyllë Babaramo në fakt, pastaj vijojmë. 

Vangjeli: Po kot është si të flasë si të mos flasë njëlloj është. 

Duma: Pse është kot? Pasi merr kohën të plotë dhe ndoshta herë pas here më të gjatë, Babaramo s’ka folur asnjë moment. 

Babaramo: O Lenc e more sufllaqen për sot çke, ta dhashë fjalën. E mbylla.

Duma– Babaramos: Vijoje se vlen ky diskutim që po bëjmë. 

Babaramo: Jo jo e mbylla, vazhdo. 

Vangjeli: Hajde Babaramo, ha ca krudo atje t’i jap unë. Dy janë pikat kryesore zoti Bardhi…/TCH

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi