Paradoksi/Basha nuk mban 
fjalën, s'tërheq ministrat teknikë

Paradoksi/Basha nuk mban <br />fjalën, s'tërheq ministrat teknikë
Paradoks i paprecedentë. Në kundërshtim me vullnetin e mbi 760 mijë shqiptarëve, shprehur me votë në zgjedhjet e fundit parlamentare, në kundërshtim me marrëveshjen politike të 18 Majit, në kundërshtim me çdo parim politik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha vijon të mos tërheqë gjashtë ministrat teknikë nga qeveria ‘Rama’.

Kur kanë kaluar 5 ditë nga zgjedhjet parlamentare, ministrat teknike vijojnë punën të pashqetësuar

Ndonëse misioni i ministrave teknikë, në bazë të paktit politik, ka përfunduar që në momentin e numërimit të kutive të fundit të votimit, Lulzim Basha, jo vetëm nuk del nga çadra e qeverisë ‘Rama’, por ministrat e tij kanë nisur të firmosin tendera dhe të emërojnë kamikazë politikë nëpër ministri, sikur Partia Demokratike të kishte fituar zgjedhjet. Duke shfrytëzuar pamundësinë e kryeministrit Edi Rama për t’i shkarkuar, për shkak të ndarjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe anësisë politike të Presidentit Bujar Nishani, ministrat teknikë dhe stafet e tyre nuk dalin nga zyrat.

Qëndrimi i tyre sigurisht që inkurajohet nga Lulzim Basha, i cili po përdhos marrëveshjen politike me Edi Ramën. Befasuese është edhe heshtja e Sali Berishës, i cili vijon të mos mbajë asnjë qëndrim mbi këtë çështje, që kompromenton rëndës moralisht Partinë Demokratike. Pas përfundimit të misionit të përcaktuar nga marrëveshje politike Rama-Basha, pra për garantimin e zgjedhjeve nga ndërhyrja e qeverisë, misioni i ri ministrave teknike tashmë duket se është tepsia, pra përfitimi i pagës mujore prej 1 60 mijë lekësh, përfitimi i dietave, nderet dhe emërimet partiake.

Që pas përfundimit të zgjedhjeve, ata nuk janë më rojtarë të zgjedhjeve, por po qeverisin vendin, në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kjo sjellje e ministrave teknikë dhe e Partisë Demokratike legjitimon më tej shuplakën që i dhanë shqiptarët në 25 Qershor, të cilët votuan edhe një herë që kjo parti që qëndrojë larg qeverisjes së vendit.

Gjithashtu, qëndrimi i dy partive që u ndëshkuan me votë në qeveri, konfirmon tezën e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilës interesi i tyre është vetëm për ndarjen e tepsisë.

PD drejton MB, s’mban përgjegjësi për kriminalitetin
Shumica e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit i besuan Partisë Socialiste vijimin e qeverisjes së vendit. Për rrjedhojë, Partia Socialiste dhe qeveria ‘Rama’ janë përgjegjëse edhe për sigurinë e qytetarëve. Ditët e fundit janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, duke krijuar pasiguri dhe një perceptim sikur krimi po del jashtë kontrollit. Po kush mban përgjegjësi për situatën? Ministria e Brendshme vijon të drejtohet nga një përfaqësues i Partisë Demokratike, të cilës shqiptarët nuk i kanë besuar sigurinë e tyre. Situata është paradoksale.

Partia Demokratike drejton Ministrinë e Brendshme, por nuk mban përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit, pasi nuk është votuar për të qeverisur vendin. Situata në Ministrinë e Brendshme është edhe më e nderë, në kushtet kur kryeministri ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e Brendshëm, përfaqësues i LSI, por ky i fundit vijon të shkojë në zyrë, duke e konsideruar këtë detyrë si një vend të rëndomtë pune.  

Ministrat s'kanë ndërmend të largohen
Vetë ministrat teknikë duket se nuk e kanë në plan të japin dorëheqjen apo të largohen deri në formimin e qeverisë së re, pasi theksojnë se janë dekretuar nga presidenti dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, sipas te cilit “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.
 
Të kontaktuar nga Report Tv disa prej ministrave teknikë thanë se do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë. 

Ndërkohë, puna e tyre në qeveri është bllokuese, pasi ministrat teknikë të PD dhe anëtarët e LSI në kabinet, duket se po bashkëpunojnë duke paralizuar vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave. Kryeministri Rama ka firmosur disa ditë më parë shkarkimin nga detyra të Ilir Markos, por vendimi nuk ka kaluar ende në Qeveri. 

Por mund ta mbajmë peng tani 6 dikastere nga me te rëndësishmet në vend deri në shtator kur zyrtarizohet kabineti i ri? Tashmë pritet për t’u parë nëse kryeministri Rama do ia dalë të bëjë shumicën në Kuvend për të shkarkuar ministrat teknikë, ashtu siç edhe paralajmëroi tre javë më parë.

Ndërkaq pas lajmit në Shqiptarja.com e Report Tv, pati lëvizje tek Drejtorët Teknikë. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike liroi nga detyra Haki Mustafën dhe ka rikthyer në krye të OSHEE Adrian Çelën. Mustafa u propozua nga Partia Demokratike dhe u emërua më 2 qershor në krye të OSHEE pas marrëveshjes së 17 majit mes PD dhe PS.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

E bukur ishte jeta “gratis”

E bukur ishte jeta “gratis”