Paradoksi/ Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin si i korruptuar

Paradoksi/ Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin si i korruptuar

Avokati Jean-Yves le Borgne dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion! Për të paguar një avokat të nivelit të tillë, nuk mjafton paga e gjithë grupit parlamentar të PD deri në vitin 2025! Paradoksi i parë. 

Në fakt, gjyqi qesharak është thjeshtë një marifet për të mos lëshuar PD nga flokët. Është mashtrim. Nuk do ketë proces gjyqësor. 

Përfshirja në listën e zezë nga SHBA nuk është një vendim gjykate, as një akt individual, dhe si i tillë nuk mund të goditet në gjykatë. Është njëlloj sikur ju të ndaloni njërin në lagje që të vijë për vizitë në shtëpinë tuaj, pasi besoni se është hajdut dhe u përlan ndonjë send. 

Të gjithë e njohim ndonjë hajdut në lagje, qytet apo urban. E kuptoni sa absurde do të ishte që, njëri, të cilit i ka dalë nami për hajdut, t'ju kërkojë llogari pse nuk e pranoni në shtëpi për vizitë, t'ju kërkojë prova dhe aq më tepër t'ju hedhë në gjyq?! Qesharake, cinike, hipokrite dhe absurde! 

Thotë se cilësimi nga DASH si një Familje e korruptuar është i pabazë dhe i pavërtetë? 

Po ku e di ai se është i pa bazë kur nuk e ka parë dosjen? 

Po raportin e DASH, i cili thotë korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes, pse e tund me shkumë në buzë si flamur të së vërtetës? 

Pse Berisha dhe PD u besojnë verbërisht DASH dhe SHBA kur futën në listën e zezë Tom Doshi dhe Vangjush Dakon, por nuk u besojnë kur shpallin non grata Familjen Berisha? 

Pse PD del në konferenca shtypi dhe kthen në kauzë, me të drejtë, rapprtet e DASH për drogën, trafiqet, aferat qeveritare etj., ndërsa për Familjen Brrisha nuk i besojnë DASH dhe i kërkojnë prova?! 

Megjithatë, provat për korrupsion janë sot publike. Lexoni investigimet me fakte që konfirmojnë perandorinë e tij të korrupsionit. 

Berisha aludon se pas futjes së tij në listën e zezë fshihet Soros. Ky është një tjetër mashtrim, për të mbajtur peng PD-në. Dosjen e ka përgatitur administrata Tramp, kundërshtari më i përbetuar i Soros. 

Të dashur demokratë të ndershëm zgjohuni! Ju mashtroi 30 vite më parë, duke u maskuar si anti-komunist, ndërkohë që doli i nga zyra e Ramiz Alisë, oxhaku i Nexhmije Hoxhës dhe varka e fëmijëve të Enverit. Besoj se i keni parë fotot! Thua të jenë rastësore?! 

Ju mashtroi për t'u ricikluar në pushtet, për pasurimin e Familjes së tij, me maskën e duarve të pastra. 

Tani po ju mashtron për të përdorur PD-në si mburojë kundër veprimit të drejtësisë dhe ndëshkimit nga Perëndimi. Kërkon të tërheqë PD-në në batakun e fundit të tij politik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)