Kamera e A1Report ka bërë një vëzhgim për lulëzimin e këtij biznesi rreth e rrotull QSUT-së dhe ka mundur të numërojë plot 26 farmaci. Kjo nuk e ka penguar lulëzim e biznesit të tyre. Farmacitë janë gjithmonë plot me të afërm të pacientëve që presin me receta në duar të marrin medikamentin që u kanë rekomanduar mjekët.
Vetëm në Rrugën e Dibrës, që ndodhet përballë me hyrjen kryesore të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, ndodhen plot 8 farmaci. Duke qenë në një pikë strategjike, pikërisht përballë qendrës më të madhe në vend ku të shtruarit nuk janë me qindra, por me mijëra, e kanë të garantuar biznesin e tyre. Ata janë kujdesur që të fusin çdo lloj produkti dhe medikamenti mjekësor, duke filluar që nga paracetamoli e deri tek brezat që lidhen në mes, në mënyrë që kur të vijë klienti të mos e "përzëmë" për mungesën e asaj që kërkon ai.
Nga vëzhgimet e A1 REPORT pranë QSUT-së, rezulton se ka raste kur dy farmaci ndajnë së bashku të vetmen faqe muri. Kjo tregon se biznesi në këtë zonë është mjaft i leverdisshëm!
Një parajsë e vërtetë për farmacitë është edhe rruga që të çon te Spitali 5. Këtu është edhe numri më i madh i tyre, plot 18 prej tyre, në një gjatësi rruge prej më që nuk e kalon 1 kilometër. Edhe këtu e njëjta situatë: Farmaci të mbushura plot dhe të mobiluara gjithë shije, një shenjë kjo që tregon se të ardhurat e tyre dalin edhe për ta bërë sa më tërheqës vendin ku ato presin “myshterinjtë” dhe fitojnë aq para sa t'i lejojnë vetes edhe lukse të tilla.
Por paradokset tipike shqiptare nuk kanë të sosur. Ka edhe nga ato farmaci që për të tërhequr sa më shumë klientë skonto për ata që shkojnë me recetën e mjekut....
Janë pikërisht këto raste që mesa duket duhet të ndërhyrjnë autoritete e shëndetësisë për të kuptuar se ku e gjen farmacisti mundësinë për të bërë ulje për një medikamnet që e ka çmimin e vulosur në ambalazh.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)